Page 101 - Nji jete ne mes kosoves
P. 101

98
Ndue Dedë Qerimi i shkruan një letër dhe ia jep Metës që kur të shkonte në Romë t’ ia dorëzonte Dom Prenk Ndrevashajt, me porosi se e kishte dërguar miku i tij nga Peja. Në letër ishin të gjitha udhëzimet me adresë, ku rrinte përfaqësuesi i emigracionit shqiptar në Romë. Zoti Qerimi e këshillon Metën që ta merrte edhe familjen dhe të nisej drejtëpërdrejt në Itali. Ky ia bën me dije se nuk kishte para dhe ishte përgjegjësi e madhe të merrej familja, kur asgjë nuk ishte e sigurt. Meta nuk i bindet këshillës së Ndue Qerimit, duke konsideruar se një gjë e tillë është me rreziqe dhe vendos të nisej fikall vetëm për Romë.
Po fillonte viti 1969. Në Kosovë, pas rënies së politikës fashiste të Rankoviqit, pozita e shqiptarëve po përmirësohej, por zhvillimi ekonomik ishte shumë i ngadalshëm. Shkalla e papunësisë ishte e lartë dhe një ekonomi që po i bënte hapat e parë, nuk ishte e zonja të zbusë një gjendje të tillë të papunëve në Kosovë për një kohë më të gjatë. Edhe përkundër kësaj kthese në klimën e përgjithshme në Kosovë, Meta nuk hiqte dorë për të dalë jashtë. Ai s’ besonte shumë në zgjidhjen e problemit të papunësisë, e aq më pak, të gjente punë për veti. Kishte bredhur gjithandej, por pa sukses.
Pasi kishte arritur në Romë, bie në kontakt me Dom Prenk Ndrevashajn. Ai për fillim nuk e kishte pritur mirë, sepse lidhur me dërgimin e shqiptarëve nga Kosova në Amerikë, ka pasur probleme të natyrave të ndryshme. Në atë kohë nga Kosova shkonin persona të porositur për të marrë shënime se kush ishin këta njerëz që shkonin për Amerikë dhe në vende të tjera në Perëndim. Këto informata ua përcillnin organeve të sigurimit jugosllav.
Meta i shpalos historinë e familjes së tij, duke i thënë se kjo kishte qenë e persekutuar në kohën e Turqisë, ku i kishin djegur kullën dhe shtëpinë, në kohën e pushtimit të Malit të Zi (1913), përveç dhunës tjetër, kjo familje iu ka nënshtruar terrorit për ndërrimin e fesë e të kombësisë, kurse në periudhën e kolonizimit i është marrë toka, ndërkaq në sistemin komunist, me ripushtimin e Kosovës (1944-1945) nga Serbia dhe Jugosllavia-meshkujt e saj janë ekzekutuar, burgosur, izoluar dhe leçitur. Edhe vetë Meta, ishte njëri ndër të burgosurit, i keqtrajtuar dhe i ndjekur shumë vjet bashkë me babain e tij Musliun, nga organet e OZN-ës dhe të UDB-së. Dom Prenk Ndrevashaj, kur dëgjoi të gjitha këto të dhëna, i tha Metës : “Shko në Atina, se pas pak ditësh do të vij atje dhe
  





























































































   99   100   101   102   103