Page 103 - Nji jete ne mes kosoves
P. 103

100
”Unë t’i rregulloj dokumentet për Amerikë me kusht që ti të mos kthehesh më në Kosovë dhe të bësh një raport, ku duhej të denoncohej pushteti aktual i Jugosllavisë dhe në atë raport të shënoheshin në hollësi arsyet e lëshuarjes së vendit”.
Problemi me Prenk Ndrevashajn nuk ishte raporti, por kthimi i Metës për ta marrë familjen në Vranoc. Ky i thotë përfaqësuesit të emigracionit shqiptar, se “familja e tij (dhe familjet e tjera në Kosovë) ende ka botëkuptim konzervativ dhe duhej të bindej babai, gruaja dhe anëtarët e tjerë të familjes për një rrugë të gjatë të mërgimit. Në anën tonë ende nuk ka dalë kush jashtë me tërë familjen. S’ kanë pasaporta as gruaja, as fëmija dhe pa qenë unë atje nuk është e mundur kjo punë të kryhet”. Ky e dinte se pa shkuarjen e tij në Kosovë, familjen nuk mund ta sillte aty, prandaj e luti Dom Ndrevashajn që ta kuptonte seriozisht problemin e tij. Më në fund bindet Prenku që ai të kthehej në Kosovë dhe ta sillte familjen, sa më shpejt që ishte e mundur, në Itali.
Për të shkuar në Amerikë kishte edhe kushte të tjera: duhej të gjendej dikush që nga atje t’ i çonte një garancion dhe që të garantonte mbajtjen e asaj familje derisa ajo të inkuadrohej në proceset amerikane dhe derisa ajo të rimëkëmbej ekonomikisht.
Në bisedë me Dom Prenkun, ai e pyet se mos rastësisht i njihte Mulosmanajt? Ai i thotë se para dy vjetesh kanë udhëtuar për Amerikë dhe s’ dinte tjetër për atë familje.
Më pas, duke biseduar me Ali Mukin, kështu e thrrisnin Ali Balidemajn, ky i thotë se e kishte adresën e familjes Mulosmanaj, përkatësisht të Musliut. Meta, pasi merr adresën, i shkruan atij për nevojën e dërgimit të një garancioni, si kusht për miratimin e dokumentacionit për Amerikë. Musli Mulosmanajn, familja Bajraktari e njihte më herët gjatë okupimit italian dhe më vonë gjatë qëndrimit të tij si emigrant nga Shqipëria në Jugosllavi, ku një kohë ishte vendosur në rajonin e Dukagjinit.
  




























































































   101   102   103   104   105