Page 102 - Nji jete ne mes kosoves
P. 102

 99
shqiptarët që prisnin me muaj dhe vite për të shkuar në Amerikë. Meta, e kishte problem orientimin për të shkuar në atë vend, meqë nuk dinte italisht apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj. Me shumë përpjekje e gjen autobusin. I lodhur e shumë më shumë i mërzitur, kur vetja i dukej si i humbur, para se të binte muzgu, arrin në atë qytezë. Kishte një frikë se a do të gjente ndokend që do t’ i ndihmonte, sepse paratë e fundit i kishte shpenzuar në biletën e autobusit. Xhepat i kishin mbetur bosh. Duke mos ditur kah t’ i mbante, u nis me hamendje drejt një rruge të qytezës, pa ditur se ku sosej dhe pasi kishte kaluar një copë të saj- dëgjoi disa njerëz që po flisnin shqip. Njëherë s’u besoi veshëve të tij. Provoi se mos po i dëgjonte prapë, por, për një çast, ata kishin heshtur në mënyrë spontane. Megjithkëtë, ai vendosi t’u afrohej. Me një zë të drithëritur i përshëndet shqip dhe, kur mori përgjegjen, e pa se s’ kishte qenë i gabuar. Fillon të bisedonte me ta. Pasi u tregon nga ishte dhe pasi qetësohet pak u thotë: ”A bën kush konak në këtë anë?”. Në mesin e atij grup njerëzish qëllon Ali Muki Balidemaj, një burrë rreth 55 vjet nga Plavë- Gucia, nga viset më të bukra shqiptare,me një traditë dhe bujari të paskajshme.
-Mirësevjen në konakun tim, ishte përgjegja e tij e prerë, duke shpalosur zemrën para mysafirit të rastit, të cilin e kishte rraskapitur rruga dhe shqetësimet që nuk mbaronin kurrë. I preokupuar për fatin e tij, niset pas njeriut që i kishte ofruar strehim(konak).
Një mikpritje sikur në odat e Plavë- Gucisë. Në qytetin italian, një ambient shqiptar. Kjo, sikur i dha forcë Metë Bajraktarit për të vazhduar përpjekjet në realizimin e ëndrrës së tij.
Meta në shtëpinë e mikpritësit Ali Mukit do të qëndrojë derisa të kthehej në Kosovë. Siç ka treguar ai, pritja, bujaria, sjellja tradicionale shqiptare e familjes Balidemaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e tyre, të cilën e paguanin me qira, deri sa të niseshin në rrugë tejoqeanike (Amerikë) nuk mund të peshohej me asgjë. Kjo mikpritje në një kohë krize, në një vend të huaj, pa asnjë peni në xhep, pa ditur gjuhë dhe rrugë, ka qenë shpëtimi dhe qetësim i shpirtit të tij, ka deklaruar Meta.
Pas disa ditësh në atë qytezë italiane që gjendej 6 orë largë Romës me autobus, vjen Dom Prenk Ndrevashaj dhe bisedon me të. Ai i thotë:
 do të bisedojmë më gjatë”.
Qyteza Atina ishte shumë larg nga Roma. Aty ishin përqëndruar



























































































   100   101   102   103   104