Page 104 - Nji jete ne mes kosoves
P. 104

 101
Lidhjet në mes familjes Bajraktari dhe Mulosmanaj janë të vjetra dhe të reja. Me këtë rast deshëm të theksojmë vazhdimësinë e këtyre marrëdhënieve. Musli Mulosmanaj thotë se qysh i ri (1941) ka shkuar dy tri herë në familjen e Shpend dhe Haxhi Bajraktarit.
Në këtë kohë nuk e dij a ishin bashkë? Te Bajraktarët kemi shkuar edhe më vonë kur kemi emigruar nga Shqipëria në vitin 1949. Në këtë kohë ata ishin të bojkotuar (izoluar), ndërsa familja jonë e Shaban Binakut ishte e njohur si familje nacionaliste, me një traditë të pasur kombëtare. Për këtë e kanë ditur të gjithë, sidomos paria e Malësisë së Gjakovës. Ne e patëm ndërruar mbiemrin nga Mulosmanaj, në Bujani, për t’ u ikur hulumtimeve të UDB-së jugosllave, ndonëse ata për këtë nuk kishin informacione. Derisa ishin emigrantë në Jugosllavi, familja Mulosmanaj mbante mbiemrin, Bujani.
“Babai im, pas nja dy-tri vjetësh të emigrimit në Kosovë, e ka vizituar familjen Bajraktari. Nuk e di sakëtësisht vitin, por më kujtohet momenti teksa ishte kthyer nga Vranoci”, thotë Musli Mulosmanaj.
“Kur kemi qenë me vendqëndrim në Podujevë, tash Besjanë, në kohën e të ashtuquajturit aksion i mbledhjes së armëve më 1956, kemi shkuar te Bajraktarët në Vranoc: unë, Can Mulosmanaj (djali i axhës) dhe Ali Alija. Dëshironim të dinim për gjendjen e tyre. Ishte kohë e rëndë për shqiptarët .Na thanë se familja e Haxhisë është e leçitur- izoluar, prandaj ne hymë te Amrushi, kushëri i afërt i Musli dhe Haxhi Bajraktarit. Ne kishim dëshirë ta shihnim Haxhiun, se kishte bërë një moshë. Na thanë rrini të qetë se ndoshta pak më vonë mund ta sillnin atë. Ndërkohë ai erdhi për të na parë rreth orës 10 të natës, pasi kishim ngrënë darkë dhe pasi kishin ikur disa të tjerë. Ndejti një orë dhe shkoi. Na tha “a po shihni se çka po ndodh! Aty ka qenë edhe Musliu, babai i Metës. Musli Mulosmanaj, duke kujtuar këtë ngjarje, tregon se kjo ishte një ndejë, siç thotë populli, si në therra. Kishim frikë se mos po i del kujt telashe me ne. Këtë s’e dëshironim në asnjë mënyrë.
Të nesërmen nga Vranoci vendosëm të shkonim në Kodrali të Pozharit për të vizituar Ali Cenën, një kushëri tonin, meqë ishim aty,
 “TRI VJET NË KËTË KULLË S’KA SHKELË KËMBË NJERIU!”




























































































   102   103   104   105   106