Page 105 - Nji jete ne mes kosoves
P. 105

102
thamë ta përfitojmë rastin. Në atë katund kishte qenë edhe një fshatar tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër. Kur mbërrimë te një mulli e pyetëm njërin që priste të bluante pak misër dhe ai na orientoi te Ali Cena, por jo te ai që donim të shkonim ne. Para mbrëmjes trokitem në derë të shtëpisë dhe dikush i familjes na drejtoi në kullë. Hyrja në odë ishte e befasishme, sepse njëra anë e saj kishte misër, kurse tjetra groshë. Ne po qëndronim (në këmbë) të hamendshëm.
-Mirë se u ka prue zoti, na tha.
-Qe tri vjet në këtë kullë nuk ka hyrë as mik, as shok, as i afërm e as i largët, sepse jemi të leçitur nga pushteti. Njerëzit s’ guxojnë të vijnë të ne. Keni hyrë gabimisht se ju me siguri keni menduar të shkoni te Ali Cena tjetër që ndodhet me shtëpi përtej meje Nëse nuk frikësoheni nga kryeshefi i UDB-së së Pejës, Vojo Vojvodiq, rrini, e nëse frikësoheni po ua jap një mashkull t’u çojë tek Ali Cena, të cilin ju e kërkoni!. Për një moment mbetëm në heshtje, të mos them të hutuar.
Cani iu përgjegj: Edhe nëse Vujo Vojvodiq na grin të gjithëve, sonte jemi mysafirë tuaj. Pas kësaj, i zoti i konakut, shtyri misrin në njërën anë të odës dhe bëri vend për të shtruar çergën, të cilën e nxori nga një “yklyk”, dollap i madh i odës që ishte nergut për shtrojë dhe mbulojë
Atë natë e bënë me dije kusheririn tonë Ali Cenën, por ai nuk erdhi. Me siguri, kishte frikë dhe mund të hetohej nga njerëzit e rrjetit të UDB- së. Ka qenë një natë që, përkundër bujarisë së tij, të shtyente të mendoje për gjithçka. Vërtet ka qenë një ndejë pak e vështirë se biseda që zhvillohej në odën e mikprtitësit mund të përfundonte me pasoja për të dy palët.
Të nesërmen falënderuam për mikpritjen dhe bujarinë që tregoi konakxhiu ndaj nesh. Pas largimit, sërish iu vu ngujorja dyerve të rënda të oborrit, si shenjë e izolimit dhe të leçitjes. Shprehem dhembje, por koha ishte e tillë. Ngase ai nuk erdhi për të na parë ne, nuk e vizituam kushëririn tonë, thotë Musli Mulosmanaj.
Për herë të fundit para se të dilnim për Amerikë (1967) në Istog erdhën për të na vizituar Beqiri, vëllai i Metës, Moni dhe tre kusherinj të tjerë, kujton lidhjet në mes familjes Bajraktari, Musli Mulosmanaj.
Në fakt, ky ishte një digresion (kapërcim) i ngjarjes, por e bëmë me qëllim ngase lidhjet në mes familjes Bajraktari dhe Mulosmanaj*, në libër do të zënë një hapësirë të konsiderueshme, lexuesi, sado pak, mund të ketë një pasqyrë fillestare për këtë familje.
  

























































































   103   104   105   106   107