Page 107 - Nji jete ne mes kosoves
P. 107

104
Shabanin, siç thamë më lartë, për shkak të veprimtarisë patriotike pushtetarët e Stambollit e varën midis Gjakovës, ndërsa djali i Halilit, Zeqiri ishte njëri prej luftëtarëve të spikatur të Isa Boletinit, i cili mori pjesë edhe në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë më 1912.
Nga familja Mulosmanaj është edhe heroi legjendar Mic Sokoli, i cili në kryengritjen e Slivovës në Rrafsh të Kosovës, qiti gjoksin para grykës së topit. Ky ishte nip i Binak Alisë.
Mulosmanajt që nga viti 1924, kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet, e deri më sot qenë mbështetës energjik të Partisë së Legalitetit. Ndërsa tash kjo familje përkrah parezervë Leka Zogun, Mbretin e shqiptarëve. Në këtë aktivitet kanë qenë të inkuadruar Hyseni, Cani, Abedini dhe sot këtë veprimtari e vazhdon Musli Mulosmanaj nga SHBA.
Familja Mulosmanaj luftoi kundër forcave naziste okupuese, ku ra dëshmor Rrustem Mulosmanaj dhe, më pas, kundërshtoi edhe komunizmin në Shqipëri. Më 1946 nga forcat e Enver Hoxhës, vritet Ali Mulosmanaj, ndërsa Mal Shabani, Hazir Syla, Sylejman Zeqiri, Abdyl Qerimi vdesin nga torturat nëpër burgjet dhe kampet e Shqipërisë.
Një pjesë e familjes Mulosmanaj nga torturat, ndjekjet dhe vrasjet detyrohet ta lëshojë Bujanin dhe të kalojë në Kosovë, prej nga në vitin 1967 emigroi në SHBA. Derisa ishin emigrantë në Jugosllavi në spitalin e Nishit vdes babai i Musli Mulosmanajt, po në këtë spital vdiq edhe Ramë Zeqir Halili.
Kjo ishte një histori e shkurtër e familjes Mulosmanaj, e cila 100 vjet më parë nisi luftën për një Shqipërinë etnike.
  



























































































   105   106   107   108   109