Page 108 - Nji jete ne mes kosoves
P. 108

 105
Pasi që i dërgon letrën Musli Mulosmanajt, Meta takohet me problemin tjetër: nuk kishte para për t’u kthyer në Kosovë. Këtij i vinte keq t’ i drejtohej dikujt personalisht sepse ende nuk i njihte njerëzit mirë. Më në fund, vendosi që të fliste: ”Kam një problem serioz, nuk kam para për t’u kthyer në Kosovë, ku duhej ta sjell familjen. Nuk dij si t’ia bëj këtij halli”, u drejtohet Meta disa shqiptarëve që po prisnin me muaj për të shkuar në Amerikë. Ata filluan të këqyreshin në mes veti. Njëri buzëqeshi: “Të gjallit i bëhet hall“ dhe pa u hamendur nxori nga xhepi 400 dollarë . Ky ishte Ahmet Çelaj nga Vuthajt, atëherë i ri, një njeri shumë i afërt e komunikativ, me një virtyt të lartë që i karakterizon njerëzit e kësaj ane.
Metë Bajraktari e kapërceu edhe këtë prag dhe kthehet në Vranoc.
 































































































   106   107   108   109   110