Page 106 - Nji jete ne mes kosoves
P. 106

  *Vargu i heronjve dhe dëshmorëve të rënë në beteja të shumta për çështje kombëtare të familjes së gjerë Mulosmanaj të Bujanit (Malësi e Gjakovës) fillon në kohën e Rilindjes Kombëtare për Pavarësi të Shqipërisë dhe vazhdon me luftërat kundër serbo-malazezëve gjatë periudhave të ndryshme në shekullin XX, si dhe kundër sistemit të egër komunist të Enver Hoxhës.
Më 2010 bëhen plot 100 vjet prej kohës kur autoritetet shtetërore turke për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare në sheshin e Gjakovës varën publikisht Shaban Binakun dhe Abdullah Hoxhën. Shabani ishte i biri i Binak Alisë, i njohur për veprimtari patriotike, personalitet me autoritet të jashtëzakonshëm dhe një njeri që udhëhoqi shumë kuvende popullore në Malësinë e Gjakovës dhe në vise të tjera në trojet shqiptare.
Binak Alia, kryeparë i Krasniqes së Malësisë së Gjakovës, i cili ishte personalitet i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Lëvizjeve të tjera për pavarësi, la pas veti katër djem: Qerimin, Shabanin, Aliun dhe Halilin. Qerimi, ishte një luftëtar i spikatur kundër forcave pushtuese të Malit të Zi që përpiqeshin ta fusnin nën robëri rajonin shqiptar të Plavë e Gucisë,
103































































































   104   105   106   107   108