Page 112 - Nji jete ne mes kosoves
P. 112

  NJË PROBLEM ZGJIDHEJ TJETRI LINDTE
Ipreokupuar dhe me një dozë frike po kalonte ditët e para të kthimit nga Italia. Po e shihte se asgjë nuk shkonte në favor të tij, sikurse fati t’ ia kishte kthyer shpinën. I dalin probleme edhe çështje të paplanifikuara. Cilat ishin këto probleme?
a) Për të shkuar në Itali, duhej një shumë e madhe parash, në fakt duhej nxjerrë 6 bileta, për katër fëmijë, për vete dhe gruan. Nuk përfundonte puna me kaq, duhej siguruar para për ushqim dhe banim. Për ta gjetur, huazuar një shumë kaq të madhe të hollash për kohën, ishte punë shumë e vështirë, madje mund të thuhej edhe pa shpresë.
b) Në vitet e 70-ta nuk kishte emigrim të shqiptarëve me familje. Nëse dikush ka shkuar të punonte jashtë Kosovës, ka ikur vetëm, pa marrë kënd me vete. Ishte edhe ky problem. Nga anëtarët e familjes së gjerë me të cilët jetonte së bashku në një shtëpi, askush nuk pajtohej që Meta me familjen e vet të ngushtë (me hisen e vet) të largohej nga vendlindja, Vranoci. Kundërshtarin më të madh Meta e kishte gruan, e cila në asnjë mënyrë nuk bindej për të dalë jashtë Kosovës. Ky kundërshtim ishte i ashpër dhe pakompromis. Mospajtim kishin shfaqur edhe miqtë e Metës nga Lluka e Ultë të Komunës së Deçanit, Gecajt. Për këtë shkak as që donte kush t’ i ndihmonte të nisej andej kah e kishte planifikuar e, aq më pak, ta ndihmonte kush me para.
Duke parë se pengesat janë të një pas njëshme, Meta e përhap lajmin se donte të shkonte në Gjermani. Ai kishte dy arsye: më lehtë bindej familja dhe, në anën tjetër, shkuarja për Itali shikohej bukur me skepsë nga organet e pushtetit të atëherëshëm, ndonëse klima politike në Kosovë ishte diçka tjetër prej asaj që kishte qenë para 1968. Qeveria e Kosovës e dinte se shqiptarët që shkonin për Itali, paraqiteshin si emigrantë prej ku pastaj përcilleshin për Amerikë. Qeveria mund të mos
109





























































































   110   111   112   113   114