Page 113 - Nji jete ne mes kosoves
P. 113

110
jipte dokumente për një rrugë të tillë, andaj ky bëri publik lajmin se ikte për Gjermani.
Edhe propagimi i këtij lajmi nuk e qetësonte familjen e tij. Meta, duke mos mundur të gjente para për rrugë, bëhej shumë nervoz. Në Itali atë po e prisnin. Ky përpiqej, por pa sukses. Ditë pas ditësh, dëgjon se një person nga Bigovica, fshat i rrethinës së Pejës, jipte para me fajde, por atë nuk e njihte. Merr vesh se dhëndrri i Zenel Bajraktarit që për grua kishte vajzën e tij, e njihte dhe mund të kryente punë. Ai ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe njerëzit i besonin. Meta shkon te bija e Zenelit, Dyka që të ndërmjetësonte te burri i saj për këtë çështje. Më pas, ky flet edhe me dhëndrrin dhe i tregon se paratë po i duheshin për rrugë në Gjermani dhe ato do t’ i kthente kur të arrinte atje, pas pak muajsh. Ky shkon te personi që jepte para me fajde, por ai i thotë se paratë mund t’ia jipte vetëm nëse ai do të hynte dorëzanë. Këtë dorëzani dhëndrri nuk e kishte pranuar, kështu qe Meta mbetet prapë në hall.
Isufi, djali i Zenel Bajraktarit, babain e të cilit forcat serbe e kishin pushkatuar në fund të vitit 1944, në këtë kohë ishte drejtor i Shkollës Fillore në Baran. Meta shkon te ai në shkollë dhe e lut që të hynte (Iusufi) dorëzanë për të dhe së bashku me dhëndrrin e tij, të shkonin te fajdexhiu. Ky pranon dhe fajdexhiu bindet në fjalët e tij. Tash puna ngadalë po merrte udhë.
Metë Bajraktarit i duhej mjaft kohë derisa t’ i rregullonte dokumentat për familje. Ndërkohë, Musli Mulosmanaj i kishte nisur Metës një letër në Itali, si përgjegje letrës së tij, dërguar më parë. Në letër shkruante: “Ne të familjes Mulosmanaj në New York, me gjithë dëshirë dhe kënaqësi financojmë qëndrimin në Itali, duke përfshirë shpenzimet e ushqimit, banesës dhe të biletave të aeroplanit për të gjithë anëtarët e familjes”.
Për këtë letër ai nuk dinte, sepse ende ishte në Kosovë në përplasje për të përgatitur pasaportat për udhëtim. Kjo po mirrte kohë. Vonesa e tij kishte bërë të dyshimtë edhe Dom Prenk Ndrevashajn, përfaqësuesin e emigracionit shqiptar në Romë dhe huadhënësin e 400 dollarëve, Ahmet Çelajn, i cili iu kishte gjend në një moment të duhur.
  




























































































   111   112   113   114   115