Page 115 - Nji jete ne mes kosoves
P. 115

112
Si tregon Ziza, pasi ia kishin shfaqur hallin, ai u paska thënë: unë nuk lutem (shkruaj) pë këtë rast që burri i juaj ta thyej rrugën që ka paraparë. Letrat e mia thonë se kjo rrugë është e hajrit, shkoni se nuk keni për t’ ua ditur skajin të mirave , shkoni se do të bëheni “çirak“ (të pasur). Merri fëmijët e shko mbas burrit, ky është fati i juaj i madh“, u thotë Zizes dhe nënës së saj, Halil Smaili, i bindur se kjo rrugë do t’u sillte mbarësi dhe vetëm të mira.
Ky fragment të përkujton udhëtimet e largëta, sipas përrallave tona, ku e mira ngadhnjen mbi të keqen dhe e bardha mbi të zezen. Njerëzit kanë udhëtuar larg, duke kaluar dete e oqeane, madje edhe shkretëtira e vise të pashkelura për të kërkuar fatin.
Edhe pse unë në këtë kohë nuk kisha më shumë se 12 vjet, me vëmendje të madhe i përcillja të gjitha ngjarjet rreth këtij udhëtim, thotë Harry Bajraktari. Bëhej lufta në mes babait dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sidomos nënës e cila nuk bindej. Lidhur me këtë çështje, Harry thekson: “Kisha një energji të jashtëzakonshme për të dalë jashtë dhe, gjithashtu, një parandjenjë se do të bëhej mirë për familjen tonë. Me këtë parandjenjë jetoja, edhepse asaj kohe nuk më pyeste askush se ende isha fëmijë. Vëreja se babai ishte në përplasje të mundimshme, por i vendosur për të dalë jashtë Kosovës, si thoshte ai në Gjermani”, kujton ato ditë të hershme Harry.
_________
9 Fjala “çirak”, ka prejardhje turke, është përdorur në të folmen e popullit gjatë shekullit të kaluar, që do të thotë i pasur, njeri me të gjitha të mirat. Kur dikush i jipte dikut diçka ia kthente me shprehjen” Të bëftë Zoti çirak”. Sot kjo shprehje përdoret rrallë.
  Ndërkohë, Ziza me nënën e vet, në një moment, kur ishte në Llukë të Ulët, shkon në Prilep, fshat i komunës së Deçanit, përkatësisht te Halil Smaili, i njohur për të “shkruar”, përkatësisht një njeri që merrej me prognozime, me fatet e njerëzve, me lutje që e mira ta mundte të keqen, qe udha e mbarë të ngadhnjente mbi të shtrembten, etj. Ky me profesion ishte hoxhë.




























































































   113   114   115   116   117