Page 117 - Nji jete ne mes kosoves
P. 117

114
rrugë për Baran. Me dikend u ndamë te shtëpia, me dikend tjetër në mes katundit, kurse Qerimi, axha im, e disa të tjerë, erdhën me ne deri në Pejë.
Kur arritëm në qytet, kemi shkuar te Avdi Bajaraktari që jetonte asaj kohe aty. Duhej të prisnim deri buzë mbrëmjes kur edhe nisej treni nga Peja për Fushë të Kosovës. Në banesë mbetën fëmijët me Zizën, kurse Meta dhe Qerimi dolën dhe nuk u kthyen deri në kohën e nisjes së trenit. Ata kishin do punë për t’i kryer.
“Drejtpërdrejt nga Lluka e Ulët për në Pejë, kishte arrdhur nëna dhe vëllai më i vogël, Rrustemi që të na dëshironin rrugë të mbarë. Nëna na e solli një shportë me qershia që t’i kishim me veti gjatë rrugës”, thotë
ZizaQershori ka një bukuri të veçantë në Dukagjin. Malet e ashpra në perëndim dhe rrafshi i paanë, me fusha e lumenj, me erën e ngrohtë të Drinit dhe freskinë e Grykës së Rugovës, i jepnin asaj dite një ngjyrë të përhimtë në atë natyrë grandioze shqiptare. Peja, një qytet dinamik me veshjet karakteristike të malësorëve të Rugovës dhe fshatrave të tjera, që këtu vijnë sa herë që kanë nevojë, krijonin një pejsazh të gjallë përplot ngjyrime. Sa më shumë që ktheheshin këta njerëz nëpër shtëpitë e tyre, aq më nostalgjike bëhej ajo buzëmbrëmje. Ndërkohë që familja Bajraktari po përshëndetej edhe nga ky qytet i Kosovës, duke ikur në një drejtim tjetër, vetëm me fatin e tyre në dorë.
Ziza, e vetëdijshme se ishin nisur për rrugë të largët, me veti kishte marrë një qilim, një sixhade dhe një jorgan. “Mendova se do të na gjenden për udhë. Meta më tha se këto plaçka mund t’ u sillnin telashe ngaqë doganierët mund të kërkonin pagesë, ndoshta edhe më shumë se sa kushtonin vetë ato. Unë nuk ua vura veshin fjalëve të tij, e bëra timen.”
“Në stacionin hekurudhor të Pejës me ne u përshëndeten të gjithë ata që na përcillnin. Në buzëmbrëmje treni u nis dhe kjo ishte hera e parë që po udhëtoja me të. Ndiheshim në mes të shpresës së madhe dhe frikës për të ardhshmen tonë. Ne të gjithë e dinim se po udhëtonim për Gjermani. Askush, veç babait, nuk dinte se po shkonim për Itali, e pastaj në Amerikë. Së shpejti u errësua. Në kupe bisedonin vetëm babai me Qerimin. Nëna, e cila nuk ishte pajtuar me këtë rrugë, heshte. Ajo, madje, ç’prej se ishim nisur, nuk kishte folur asnjë fjalë. Ka qenë shumë
  



























































































   115   116   117   118   119