Page 116 - Nji jete ne mes kosoves
P. 116

 113
Erdhi ajo ditë. Ka qenë fillimi i qershorit. Një ditë para se të niseshim, thotë Harry, u përshëndeta me shokët e mi të shkollës dhe me shokët e tjerë që kisha kaluar atë pjesë të fëmijërisë në Vranoc. Ishte një kohë përplot ndjenja, largohesha nga fshati, i cili me atë natyrë të bukur dukagjinase më kishte hyrë në shpirt. Dita e nisjes ishte e zorshme, shumë e keqe, një ditë e dhimbshme, sepse nëna nuk ishte pajtuar, as dajtë e as familja jonë e gjerë. Ishte ditë e vështirë për të gjithë. Në përcjellje kishin ardhur disa prej dajallarëve, pastaj kusherinjtë, shokët, të gjithë.
“Më kujtohet drama që ndodhi”, përkujton këto çaste, Harry. “Porsa u nisem për ta marrë autobusin që vinte nga Barani për në Pejë, na doli përpara Kadri Bajraktari, i cili e hoqi plisin nga koka dhe ra në gjunj midis rrugës së pluhrosur duke lutur babain që të hiqte dorë: “ Kthehu, mos i merr fëmijët në qafë“! Ky ishte akti më i dhembshëm i kësaj drame, thirrja më e fuqishme. Të gjithë filluan të qajnë, të gjithë lusnin babain të kthehej në shtëpi. Kadriu, i cili vazhdimisht mbante plisin e bardhë në dorë e luti prapë babain” Për hatër të Zotit, për hatër tem lej fëmijët, “aman” mos i merr me veti, nuk i dihet kësaj udhe“. Ishte kjo një lutje e fortë dhe tepër prekëse, të mos them trishtuese.
Kur e kujtoj sot, pas kaq vjetësh, i bëj pyetje vetes se si ka mundur babai t’ i bëjë ballë asaj atmosfere përplot shtrëngesa, vaj e frikë, thotë Harry.
“Unë vazhdoja mësimet në klasën e tretë në Baran, ku po ato ditë përfundonte viti shkollor. E dija se po dilnim jashtë Kosovës, por jo ditën e nisjes. Për shkak të kësaj nuk pata rast të përshëndetesha me të gjithë shokët e klasës. Dita e nisjes për mua ka qenë një ditë që kurrë nuk do të dëshiroja të përsëritej. Më dhimbsej gjyshi dhe gjyshja. Nga mërzia Musliu, gjyshi im mezi mblodhi forcë të më uronte rrugë të mbarë. Ne vajzat kishim të veshur nga një fustan të qepur prej një lloj basme që babai e kishte sjellë kur ishte kthyer nga Gjermania”, thotë Nurija.
Ne si fëmijë, unë me motrën e madhe, Nurijen, e cila ishte një vit mbas meje, e morëm valixhen dhe u nisëm drejt stacionit të autobusit, në
 SKENË DRAMATIKE NË RRUGË TË VRANOCIT: “KTHEHU MOS I MERR FËMIJËT NË QAFË”




























































































   114   115   116   117   118