Page 114 - Nji jete ne mes kosoves
P. 114

 111
Edhe pse tash ishte përgatitur për udhëtim, presioni i familjes ishte shtuar që ky të hiqte dorë. Trysnia vinte edhe prej familjes së miqve nga vëllai i madh i Zizës, Halil Geci. Ai i tha Metës: ” Le familjen këtu, shko ti ku ke planifikuar, se unë kujdesem për çdo gjë që këta kanë nevojë. Nuk është mirë të nisesh me gjithë fëmijë pa pasur kurrfarë mbështetje, pa ditur ku do të vendosesh dhe pa ditur se a do të gjesh punë apo jo. Është rrugë përplot rreziqe”.
Ziza, duke përkujtuar këtë kohë thotë se nëna e saj e kishte nxitur të mos shkonte me Metën, nëse ai do të dilte jashtë. I vetmi njeri nga Gecajt e Llukës ka qenë Zymberi, axha i Zizës, i cili i kishte thënë: shko mbas burrit, madje edhe nëse ai niset për malet e thata. Gabon nëse ndahesh. Ndiqe dhe bashkë me të kërko fatin.
 SHKONI, ZOTI DO T’U BËJË ÇIRAK9!
 Halil Geci me shoqen e tij, Dykën (në mes), nënën Tima dhe fëmijët, Xhaferi(djathtas), Muharremi (majtas) dhe Qaushi e Hava (përpara), Llukë e Poshtme.






























































































   112   113   114   115   116