Page 119 - Nji jete ne mes kosoves
P. 119

116
një mënyrë të lojës për ta kapërcyer kohën e pritjes. Kjo ka qenë pritja më e gjatë në jetën time, duke kujtuar këtë ditë qershori në parkun e Beogradit, afër stacionit hekurudhor, flet Harry.
Meta dhe Qerimi duhej të rregullonin punën e biletave për Romë. Nuk ishte e lehtë, sepse ndodhte që të mos gjendeshin bileta ngaqë vetëm një numër i kufizuar i vagonave shkonte për Itali. Përkundër përpjekjeve që kishin bërë, nuk kishin arritur që nga Beogradi atë ditë të niseshin për vendin e caktuar. Për të nesërmen, kishin rezervuar një kupe në vagonin që shkonte drejtpërdrejt për Romë.
Meta dhe Qerimi, siç thotë Harry, erdhën rreth mbrëmjes. Ishim të lodhur dhe të mërzitur. Na thanë se do të buanin në Beograd. Meqenëse fjetja në hotel ishte e shtrenjtë, u orientuam që të gjenim një vend nëpër shtëpitë private. Rreth orëve të mbrëmjes, zakonisht në kohën kur në Beograd vinin trenat nga anët e ndryshme të Jugosllavisë, para stacionit të trenit, dilnin gra e burra dhe lutnin njerëzit se mos donte kush dhomë për të bujtur. Erdhi njëri me automobil dhe pasi babai bisedoi me të- hymë brenda dhe na dërgoi në një pjesë të qytetit për të kaluar natën, në shtëpinë e tij. Të gjithë fjetëm në një dhomë në dysheme, pa hequr asgjë nga trupi. Ishim shumë të lodhur. Të nesermën, prapë shkuam në park, afër stacionit të trenit kur në mbrëmje duhej të niseshim për Itali. Meqenëse dita ishte e gjatë dhe vështirë kalohej në një park të vogël, siç ishte ai, babai dhe Qerimi vendosen të na dërgonin në një kopsht zoologjik. Aty, për herë të parë, me motra patëm rast të shohim shumë shtazë të egra, të cilat na lanë përshtypje të jashtëzakonshme. Monotonia e një ditë më herët ishte thyer dhe njëherësh patëm mundësi të shihnim ndërtesa të larta, lumejtë: Danubin dhe Savën dhe anijet e mëdha që sillnin dhe dërgonin mall në vendet e ndryshme të Evropës. Të gjitha këto ne fëmijëve na bënin përshtypje.
Dita po kalonte bashkë me të nxehtit e qershorit në një qytet të madh. Afrohej koha kur familja Bajraktari, duhej të nisej për Itali. Meta për herë të parë që dikujt i kishte treguar se ai nuk po shkonte për Gjermani, por në Amerika ishte Qerimi. Me të marrë vesh këtë lajm ky po mërzitej edhe më shumë. Të gjithë të tjerët e dinin se ata po shkonin në Gjermani për një kohë të shkurtër sa për të siguruar pak para dhe të ktheheshin prapë në Vranoc për të vazhduar jetën në kushte të tjera ekonomike.
  





























































































   117   118   119   120   121