Page 120 - Nji jete ne mes kosoves
P. 120

 117
Derisa qëndronin para trenit, në të cilin duhej të udhëtonin për Itali, u përshëndeten edhe me Qerimin. Ky filloi të qajë dhe i përqafoi dhimbshëm: Harryn, Nurijen, Litafetin dhe Hatemen. Pastaj u
përshëndet me Metën dhe kunatën, Zizen. Ai gjithashtu, në atë kohë, e kishte trenin për t’u kthyer në Kosovë.
Ndarja në dy trena: njëri që po shkonte drejt veriut, në Itali, ndërsa tjetri kah jugu, në Kosovë. Dy trena në drejtime të kundërt por me një synim të përbashkët, për një jetë më të mirë dhe më të begatshme të familjes Bajraktari. Qerimi nga Beogradi, ku kishte përcjellë të vëllain, po kthehej në Vranoc shumë i brengosur duke menduar gjatë gjithë kohës se si do të gjendej ai me katër fëmijë dhe të shoqen në një botë të humbur e të largët, siç është Amerika.
Treni nga Beogradi për në Itali u nis rreth orës 10 të mbrëmjes. E tërë familja Bajraktari qe vendosur në një kupe. Gjatë rrugës për në Romë, disa vagona të trenit ndërroheshin, ndërsa ai ku ishte vendosur Meta me familje ishte i njëjtë. Netët e qershorit janë të shkurtëra dhe dita tjetër
  Qerim Bajraktari me bashkëshorten Razën dhe djalin Agronin,1969.





























































































   118   119   120   121   122