Page 121 - Nji jete ne mes kosoves
P. 121

118
fillonte qysh në orën katër.
“Unë me motrat qemë ulur afër dritares dhe shikonim fushat e paanë
të Kroacisë dhe të Sllovenisë. Çdo gjë na dukej interesante dhe magjepëse. Shihnim shumë shtëpi dhe ndërtesa tjera me artitekturë të ndryshme. Koha kalonte shpejt. Nëna gjithnjë qëndronte e mërzitur dhe nuk fliste”, përkujton Harry. Mandej vazhdon: Kur arritëm afër kufirit babain e kapi një frikë e madhe. Herë hynte- herë dilte nga kupeja, me fjalë të tjera, nuk i zihej vendi-vend. E vëreja se ishte zbehur në fytyrë por nuk e dija se ç’ problem kishte. Më vonë, e mora vesh. Ai qe frikësuar se mos po e kthenin autoritetet e kufirit italian.
Meta kishte dëgjuar se në kufi të Italisë ishin kthyer disa familje shqiptare nga Kosova. Kthimin ai do ta përjeonte shumë tragjikisht, sepse kishte shpenzuar para dhe mund për këtë rrugë.
Derisa ata po qëndronin në kupe, ku ishte ndalur treni (më shumë se një orë) për kontrollim kufitar, ia behu konduktori, i cili po mbante në dorë gjashtë pasaporta të familjes Bajraktari. Ua dorëzoi dhe u dëshiroi rrugë të mbarë. Ata kaluan vijën kufitare pa bërë edhe kontrollimin tjetër, atë doganor për qilim, sixhade dhe jorgan, që ishin vendosur në raftin e kupesë. Ziza kishte pasur dertin e gjësendeve të veta, ndërsa Meta një dert shumë më të madh- frikën e kthimit.
  




























































































   119   120   121   122   123