Page 136 - Nji jete ne mes kosoves
P. 136

133
  NISJA PËR AMERIKË
Kur ua bënë me dije ditën e nisjes, u gëzuan shumë. Kishin 9 muaj që po qëndronim në Itali, në qytezën Atina. Me ndihmën e shokëve dhe miqve kishin kaluar çaste të mira. Po i vinte koha edhe këtij vendi për t’ i lënë lamtumirën. Preokupimi i tyre ishte Amerika për të cilën kishin dëgjuar se atje gjendej punë dhe me të hollat që do të fitonin mund të bëheshin të pasur. Edhe pse ishte dimër, muaji shkurt, ditët dukeshin të gjata. Koha në pritje dukej e gjatë. Familja Bajraktari prej gjashtë anëtarësh po përgatitej për një rrugë më të gjatë- për vendin e bekuar, siç thonë shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të botës.
- Nëna, pasi veç e dinte se po niseshim për Amerikë filloi të qetësohej, thekson Harry. Babai i kishte thënë se atje do të qëndronin 4-5 vjet dhe pasi që do të bënin pak para do të ktheheshin në Vranoc, ku do të ndërtonin një shtëpi dhe do të përmirësonin kushtet e përgjithshme jetësore. Motivi i kthimit te shqiptarët kurrë nuk është shuar. Gjithmonë ka zotëruar kjo shpresë. Çështja e kthimit është e lidhur me shumë legjenda.
Në pasditën e atij shkurti, familja Bajraktari ishte përshëndetur me ata që po mbeteshin në Atina. Nga ky qytet kishin shkuar në Romë, ku edhe kishin bujtur atë natë. E nesërmja, një ditë tjetër përplot gëzim, shpresë dhe, njëherësh, e përcjell me frikë. Përveç gëzimit, familjen e Metë Bajraktarit po e ndiqte edhe droja e madhe se si do të gjendeshin në një ambient të ri, si do të jetonin dhe ç’fat do t’u printe. Fatet e njerëzve janë të ndryshme, thoshte Meta. Mundohesh për mirë e të del ndryshe. Por, ai ishte optimist se kjo rrugë e familjes së tij do t’ i sjellte lumturi. E keqja i përkiste të kaluarës, një të kaluare të errët ku kishin vuajtur nga të gjitha format e shtypjes: terrori, vrasjet, izolimet, varfëria, sëmundjet ngjitëse, etj.
Babai ishte shumë i lidhur me Kosovën, me njerëzit e vendlindjes,





























































































   134   135   136   137   138