Page 138 - Nji jete ne mes kosoves
P. 138

135
Një ditë dimri me diell. Nga një dritare e aeroplanit fëmijët e familjes Bajraktari kishin parë një botë tjetër nga ajo që e kishin lënë prapa. Një qytet me merrekulli të mëdha, i rrethuar nga të gjitha anët me ujë të Oqeanit Atlantik, me ndërtesa tepër të larta, rrugë të gjera dhe shumëçka tërheqëse, pothuajse përrallore që po i shihnin për herë të parë në jetën e tyre.
Ndërsa ecnin drejt kontrollit të daljes në ndërtesën e aeroportit, një njeri me uniformë të kompanive ajrore civile po i afrohej familjes Bajraktari. Nuk e njihnin, ndërkohë që ata mendonin se mos kishte hetuar diçka lidhur me rastin. Kur u afrua, derisa po pritnin në radhë, u drejtohet në gjuhën shqipe: ”A jeni ju të familjes Bajraktari”?. Meta i tha po, ne jemi! “Ecni pas meje”. Ata mbetën te stepur...
Ky njeri i panjohur në aeroport kishte qenë Dr.Fuat Myftia nga Shkodra, një emigrant politik që kishte braktisur Shqipërinë nga represioni i regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasi kishte arritur në Amerikë, kishte zënë punë në kompaninë e njohur ajrore “Pan American” dhe njëherësh ishte sekretar i partisë së Legalitetit. Pa iu nënshtruar kontrollit, i qet në anën tjetër, ku priste Familja e Musli Mulosmanajt. Dr. Myftiun e kishte porositur kjo familje që t’ua bënte më të lehtë daljen nga aeroporti. Gjëra të tilla ndodhin por, sidoqoftë, një fat i mirë po e ndiqte familjen Bajraktari që nga hapit i parë në Amerikë. Me atë aeroplan kishin udhëtuar edhe disa familje të tjera shqiptare, pasi kishin kaluar një periudhë në ndonjërin prej vendeve, apo kampeve për refugjatë në Itali.
Në aeroport secili kishte dalë për të pritur dikend: mikun, shokun, të afërmit apo që kishin ndonjë lidhje të drejtëpërdrejtë ose të terthortë. Në pritje të familjes Bajraktari, thekson Harry, kishin dalë: Cani, Abedini, Musliu dhe Hyseni me anëtarët e familjeve të tyre. Ata bënë gjithçka që ishte e mundur që ne të mos ndjeheshim keq. Pasi u përshëndetëm ngrohtësisht me njëri-tjetrin dhe pasi na dëshiruan mirëseardhje në Shtetet e Bashkauara të Amerikës, lamë hapësirën e aeroportit “Kennedy”.
  





























































































   136   137   138   139   140