Page 139 - Nji jete ne mes kosoves
P. 139

136
  NË FAMILJEN MULOSMANAJ NË NEW YORK
Me të gjitha valixhet që u shpërndanë në dy tri makina ata po vazhdonin rrugën për në Bronx, përkatësisht në Creston Avenue. Udhëtoja me Abedin Mulosmanajn10 thotë Harry, por nuk e dija sa do të zgjaste rruga deri në Bronx, ku përmendte ai se duhej të vendoseshim. Gjatë rrugëtimit Abedini i kishte folur Harry-t për shumë gjëra në Amerikë, duke theksuar se ky vend ofron kushte të mira për jetesë, e sidomos për të rinjtë. Ky ishte njeriu i parë që po i fliste konkretisht.
Një pamje madhështore të këtij qyteti, fëmijët e familjes Bajraktari e kishin vërejtur edhe nga aeroplani, kur ai kishte bërë një rreth mbi Manhattan. Tani nga toka, nga rruga po e shihnin këtë mrrekulli, sidomos po u bënte përshtypje të jashtëzakonshme Manhattani, kur atë e kishin parë nga ana tjetër e rrugës për në Bronx. Edhepse të lodhur nga udhëtimi i gjatë dhe përplot preokupime- pamja madhështore e New York-ut i kishte futur në një botë të mendimeve.
Derisa po i afroheshin Bronxit, dielli i dobët i shkurtit, paralajmëronte se ajo ditë po sosej dhe po lindte një ditë tjetër plot shpresë. Vetëm pak minuta para perëndimit familja Bajraktari gjashtë anëtarëshe dhe mikpritësit, Mulosmanajt, arritën para ndërtesës 2380 në Creston Avenue, në rrugën 182, në Bronx ku do të ndaleshin.
Ishte kjo nata e parë në një qytet të paanë, ku nuk i shihej as fillimi as mbarimi. Familja Mulosmanaj hapi zemrën për mysafirët nga Kosova. Një pritje tradicionale shqiptare: e ngrohtë, shumë miqësore dhe e përzemërt. Aty, në atë ndërtesë, jetonte edhe Hyseni, vëllai i Musliut. E kishin edhe nënën gjallë. Ne fëmijët e thërrisnim nëna Gjylë. Ishte e dashur dhe e respektuar, kishte ngrohtësinë dhe zgjuarësinë e plakave të trojeve tona.
Hyseni i kishte tri vajza e dy djem: Zyrafeten, Myrveten, Ganimeten, Agimin dhe Skënderin. Fatimja e shoqja e Musliut dhe Sheqerja e shoqja e Hysenit bënin çdo gjë që mysafirët të ndiheshin si në shtëpinë e tyre.




























































































   137   138   139   140   141