Page 140 - Nji jete ne mes kosoves
P. 140

137
Atë natë, pasi pushuan pak, nisën të vijnë shumë njerëz. Vizitorët, kryesisht ishin me origjinë nga Malësia e Gjakovës. Vinin e shkonin. Fitohej përshtypja se aty po bëhej gazmend. Njerëzit ishin përmalluar dhe shprehnin interesim për jetën në Kosovë. Pyesnin për ata që i njihnin, miq, shokë, të afërm etj. Në mesin e tyre ka qenë edhe Mehmet Agë Rashkoci*. Ai jetonte në Manhattan, por pasi kishte dëgjuar për arritjen e familjes Bajraktari, erdhi edhe ai. Një natë dinamike, që u ngjante netëve në odat e Malësisë së Gjakovës, kur tuboheshin të afërmit, sapo dëgjonin për arritjen e ndonjë mysafiri. Duke qenë shqiptarët, një pjesë e robëruar (Kosova), kurse ajo që e kishte shtetin e, izoluar, (Shqipëria)- bisedat ishin edhe politike. Bisedohej edhe për Shqipëri, edhe për Kosovë. Familja Mulosmanaj kishte përjetuar të gjitha të këqijat për një shekull derisa kishte arritur në Amerikë. Kështu, edhe mysafirët që erdhën atë natë për ta përshëndetur Metë Bajraktarin dhe për t’ i dëshiruar mirëseardhje në Amerikë, kishin përjetuar, kush më shumë , e kush më pak, të këqijat nga regjimi i Enver Hoxhës dhe ai jugosllav.
“Mulosmanajt na bënë një pritje që unë nuk isha mësuar. Ata krijuan një atmosferë aq të ngrohtë sa që edhe pas kaq vjetësh- më ka mbetur e paharruar. Një pritje që më s’e kam përjetuar. Kjo për familjen tonë kishte shumë rëndësi e sidomos për nënën time, e cila nuk ishte pajtuar asnjëherë me këtë udhëtim. Vërtet, ky ishte një lehtësim për të gjithë ne. Nga kjo natë e parë, fati filloi të na buzëqesh”, thotë Harry, i cili s’ i ka harruar as detajet më të vogla të këtij udhëtimi si fëmijë.
____________
10 Abedin Mulosmanaj*, ministër i Oborrit Mbretëror, vdiq më 16 shtator, 2000 në New York, i cili tërë jetën punoi për krijimin e Shqipërisë etnike.
  





























































































   138   139   140   141   142