Page 142 - Nji jete ne mes kosoves
P. 142

139
I ndjekur kudo, dhe në çdo vend, nga forcat partizano-çetnike, Mehmet Agë Rashkoci u detyrua ta lëshonte Kosovën në vitin 1948 dhe katër vjet më vonë (1952) pasi kishte kaluar nëpër disa vende perëndimore, vendoset në New York. Në komunitetin shqiptar të New York-ut, bashkë me Xhafer Devën, Abaz Kupin, Rexhep Krasniqin, Ago Again, Seit Beg Kryeziun, Asim Jakovën, Hysen Terpezën, Musa Jukën, Can e Musli Mulosmanajn, Fuad Myftiun, Qazim Emrën e shumë atdhetarë të tjerë, zhvillon aktivitet politik për çështjen e Kosovës.
Në emigrim ai pati shumë shokë e miq. Në vitin 1970, kur në New York erdhi Metë Bajraktari, Mehmet Agë Rashkocin e konsideroi si anëtar të familjes së vet deri në vdekje.
Mehmet Agë Rashkoci
Pas arratisjes së Mehmet Agës nga Kosova, e tërë familja prej 32 anëtarësh i dërgohet në burgun e Gjakovës. Aty sëmuret rëndë gruaja e tij, Hatmanja si dhe tri vajzat: Sania, Fetia, dhe Zejnepi dhe nga pasojat e torturave në burg pas pak ditësh vdesin që të katërtat. Që nga viti 1956-1960 kjo familje izolohet tërësisht (bojkotohet). Mehmet Agë Rashkoci vdiq më
3 korrik 1972.
  Mehmet Agë Rashkoci ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Pas shuarjes me gjak të Luftës së Drenicës, në krye me Shaban Polluzhën, del në ilegalitet si shumë luftëtarë të tjerë të lirisë. Merr pjesë në shumë beteja përgjatë Lugut të Drinit së bashku me Ukë Sadikun, Ymer Berishën dhe patrioten nga Shkodra Marie Shllakun, Demë Ali Pozharin, etj.
   



























































































   140   141   142   143   144