Page 143 - Nji jete ne mes kosoves
P. 143

140
  Në vitet e 70-ta, Bronxi ishte vend i preferuar për të jetuar, prandaj edhe vendosja e shqiptarëve në këtë pjesë ka qenë më e madhe. Në atë kohë këtu jetonin njerëz që kishin krijuar një kapital me bizneset e tyre që, kryesisht, i zhvillonin në Manhattan. Mirëpo, krahas shtimit të popullsisë në Bronx, u shtua edhe interesimi për hapjen e bizneseve. Popullata e Bronxit deri para dyzet vjetësh ishte tërësisht e bardhë, ku, më pas, filloi të popullzohej edhe me popuj të racave të tjera. Me kalimin e kohës, kjo strukturë e popullatës humbi epitetin e vendit të qetë dhe atraktiv.
Të posardhurit, orientoheshin në vendbanimet më të lira dhe, natyrisht, ku mundësia e punësimit ka qenë më e madhe. Në këtë mënyrë, vepruan edhe shqiptarët duke krijuar qendra të vogla të vendbanimeve të tyre.
Nga trojet etnike shqiptare nën Jugosllavi, sidomos në vitet e 70- ta, fillon intensivisht emigracioni ekonomik, ngaqë në vendin e tyre nuk mund të gjenin punë. Pushtuesit jugosllavë-serbë, malazezë e maqedonë pengonin ose ngadalësonin realizimin e projekteve të zhvillimit ekonomik në rajonet shqiptare, ku mund të punësoheshin ata. Me këtë ata synonin realizimin e programeve të tyre të hershme- shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Duke jetuar në një varfëri të thellë dhe duke mos parë perspektivë të shpejtë në vend, shumë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova- morën rrugët e kurbetit, një pjesë në Evropë, ndërsa pjesa tjetër në SHBA dhe në Australi. Këtë mundësi të gjetjes punë në vendet e Evropës perëndimore nuk e kishin shqiptarët e Shqipërisë për shkak të sistemit izolues të regjimit komunist.































































































   141   142   143   144   145