Page 144 - Nji jete ne mes kosoves
P. 144

141
Siç përmendem më lart, emigrantët shqiptarë, kryesisht vendoseshin në New York për shkak të mundësive me të mëdha të punësimit. Bronxi- bëhet vend-qëndrim kryesor i këtij emigracioni, duke u shpërndarë më pas edhe në qendra të tjera të New York-ut, si në Brooklyn, Staten Island, Ridgewood, Astoria etj.
Shqiptarët që erdhën në këtë kohë në Bronx, banonin në periferi të Arthur Avenue-s, në Grand Concourse, në disa pjesë të tjera pak më të largta, ku qiraja e banimit ishte më e lirë. Prandaj vendosjen e shqiptarëve në Bronx, duhet parë në këtë prizmë.
Shqiptarët në “Arthur Avenue” do të krijojnë qendrën e tyre më të njohur në New York. Nga kjo qendër, disa vjet më vonë, Harry do të menaxhojë biznesin e tij dhe do të hapë gazetën Illyria, e cila pati një rol të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës në qarqet amerikane dhe evropiane.
Të nesërmen Harry me Agimin dhe Skënderin (djemtë e Hysenit) kishin dalë për të parë qytetin në Bronx. Pasi kishin vizituar pjesën e afërme të qytetit ku banonin, kishin hyrë në një piceri për të drekuar. Kjo ishte hera e parë për Harry-n që po shijonte ushqimin në një lokal amerikan. Ky lloj ushqimi atëherë ishte shumë atraktiv. Ditët e fillimit në Amerikë, familja Bajraktari i kalon qetë falë mikpritjes bujare të Musli Mulosmanajt dhe vëllezërve të tij. Të njëjtën përshtypje për familjen Mulosmanaj e ka edhe Nurija, e cila ishte në shoqëri me tri vajzat e Hysenit.
  





























































































   142   143   144   145   146