Page 141 - Nji jete ne mes kosoves
P. 141

138
Për çdo pasdite dhe mbrëmje këtë familje dukagjinase, të ardhur nga Kosova, e vizitonin shqiptarët që kishin mbërrirë më herët në New York dhe njëherësh e ftonin në ndeja për drekë ose darkë në shtëpitë e tyre. Kishte shkuar për ta takuar edhe Osman Osmani nga Morina e Gjakovës, i cili katër muaj para familjes Bajaraktari, kishte ardhur aty, pastaj Smail Haliti, familja Nezaj, etj. Në vitet e 70-ta komuniteti shqiptar në New York, ishte i vogël dhe pothuajse të gjithë njiheshin mes veti. Kur vinte ndonjë i ri merrej vesh po atë ditë dhe ky ishte lajm i gëzueshëm për ta, meqë sa më shumë shqiptarë të bëheshin e ndjenin veten më të sigurt. Mund të ndihmonin njëri-tjetrin dhe, gjithashtu, mund të ndërronin ndonjë fjalë më shumë.
“Meta gjithnjë ka qenë me ne, me grupin e nacionalistëve, si në ndeja, tubime dhe në manifestime kombëtare. Ka qenë lehtë ta prezentosh sepse ky vinte nga familja e njohur e Bajraktarit të Vranocit, një shtëpi në zë, me të gjitha tiparet shqiptare,” thotë Musli Mulosmanaj.
______
* Mehmet Agë Rashkoci, u lind më 1906 në Rashkoc të Gjakovës, në një
familje me atoritet dhe traditë kombëtare që e shquanin tiparet e besës, trimërisë, nderit dhe virtytit. I edukuar me ide atdhetare, gjatë tërë jetës së tij punoi për një Shqipëri etnike. Regjimi serb, në korrik të vitit 1921, me motivacion se rajoni i Dushkajës kishte strehuar njerëzit e Lëvizjes Kaçake dhe se nuk ishte pajtuar me poshtërimin e popullit shqiptar, në Jabllanicë, pushkaton Osman Agë Rashkocin bashkë me 62 shqiptarë të tjerë. Këtë masakër e kanë udhëhequr Vuksan Gojkoviq (malazez) dhe Zhivko Rashkoviq (serb). Vetëm dy vjet më vonë (1923) nëpërmjet të një atentati xhandarmëria serbe, vret të vëllain e Osmanit, Mustafën. Përmendem vetëm këto dy raste për të treguar rrjedhën patriotike e kombëtare të familjes Rashkoci.
Mehmet Aga mori pjesë në shumë aktivitete kombëtare si luftëtar i denjë për një Kosovë të lirë dhe të bashkuar me Shqipërinë. Ai merr pjesë në luftimet për mbrojtjen e tokave shqiptare, Plavë e Guci, ku u priu 400 luftëtarëve të Bajrakut të tij kundër bandave çetnike serbe e malazeze të Gjurishiqit.
  



























































































   139   140   141   142   143