Page 137 - Nji jete ne mes kosoves
P. 137

134
me traditat e odave dukagjinase dhe përgjithësisht me bujarinë shqiptare, prandaj në Amerikë dëshironte të qëndronte pak kohë dhe do të kthehej për të ndërtuar një jetë tjetër prej asaj që kishte pasur, thotë Harry.
NJË EPISOD DRAMATIK NË AEROPORT
Derisa ishin në Itali flitej se në Amerikë ka krime. Kishin parë edhe filma që si subjekt kishin tema të tilla. Bëhej propagandë se atje nuk bën të shkohej pa ndonjë pistoletë, apo armë tjetër të këtij kalibri. Emigracioni shqiptar, siç thekson Harry, gjatë atyre tri viteve të fundit që kishin shkuar për Amerikë, kishin marrë me veti ndonjë pistoletë, të paktën, asisoji flitej. Kështu ishte atëherë. Natyrisht se format e kontrollit nuk kanë qenë të përsosuara dhe njerëzit kanë pasur mundësi të depërtojnë me to. Në anën tjetër, në Itali, me pak para, mund të blehej një e tillë.
“Duke u nisur nga kjo propagandë edhe ne blemë dy pistoleta dhe ditën kur niseshim i morëm me veti. Njërën e fshehu nëna në dy kilogram kafe që kishim marrë, kurse tjetrën në tesha. Nuk ishim vetëm ne. Edhe familjet e tjera që udhëtonin me të njëjtin aeroplan, kishin marrë me veti pistoleta. Ndërsa po udhëtonim me aeroplan, babain e kapi një frikë se si do t’i kapërcente ato. Kjo për të ishte frikë e madhe. Edhe ne të tjerët kishim drojë se mos po na ndodhte diçka që këto të jenë shkas për të na kthyer nga aeroporti i New York-ut”, rrëfen Harry këtë epizodë të familjes Bajraktari. Ndërkaq, thotë ai “kur e krahasoj atë me kohën e sotme, më rrënqethet trupi dhe e konsideroj një punë shumë të papërgjegjëshme dhe të pamenduar. Me këtë ne po rrezikonim tërë mundin që kishim bërë për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kthimi mbrapa për ne do të ishte fatal !”.
Sa më shumë që i afrohehshin aeroportit të New York-ut, frika bëhej më e madhe. Kur aeroplani ateroi në “Kennedy” ka qenë ora dy pasdite.
  




























































































   135   136   137   138   139