Page 14 - Nji jete ne mes kosoves
P. 14

  RRËNJËT E FAMILJES BAJRAKTARI TË VRANOCIT
Familja Bajraktari e Vranocit në Lug të Baranit, ka një histori të largët dhe të bujshme. Rruga e saj është përplot vuajtje e lavdi. Si shumë familje të tjera shqiptare, edhe familja Bajraktari ka specifikat e veta: origjinën dhe identitetin e saj. Këtë identitet e ruajti me shekuj dhe, kur ka qenë nevoja, e mbrojti edhe me armë kundër pushtuesve të huaj: os- manë, serbë dhe malazezë.
Origjina e familjes Bajraktari është nga Malësia e Gjakovës, pikërisht nga fshati Geghysen, jo fort larg qytezës Bajram Curri. Geghyseni, si vend i Malësisë së Gjakovës, ka qenë shumë i njohur, sidomos për inter- pretim të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Nuk ka qenë e rastit kur ndodhte ndonjë ngatërresë pronësore, apo ndonjë konflikt me karakter tjetër, në pamundësi të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, shkohej në Geghysen që të ven- dosej apo te merreshin sugjerime. Ka qenë i përsëritshëm sllogani: “Nëse nuk beson, shko e vet në Geghysen”. Ky fakt flet se në këtë pjesë të Shqipërisë, janë ruajtur dhe kultivuar me fanatizëm karakteristikat më të çmueshme të shqiptarisë: urtia, mençuria, bujaria, nderi, trimëria, kre- naria dhe, mbi të gjitha, dashuria ndaj atdheut.
Për shkak se në Geghysen nuk kishte tokë të mjaftueshme pune, kjo familje ishte në kërkim të një ekzistence të qëndrueshme. Kështu, ajo erdhi e u vendos në Vranoc, në një sipërfaqe toke të volitshme për të vazhduar ardhmërinë. Në këtë kohë të largët-lëvizjet e popullatës në Ballkan kanë qenë të shumta, madje jashtë dhe brenda një shteti. Lufta për ekzistencë ishte e ashpër. Përkundër popujve të tjerë ballkanikë, shqiptarët lëvizjet i kanë bërë vetëm brenda hapësirës së tyre etnike.
11






























































































   12   13   14   15   16