Page 15 - Nji jete ne mes kosoves
P. 15

12
Nga Malësia e Gjakovës nuk kanë ardhur si bajraktarë. Atë e fituan pas vendosjes në Vranoc. Për këtë çështje do të bëhet fjalë në mënyrë të veçantë.
Sipas të dhënave që janë përcjellë brez pas brezi, nga Geghyseni janë shpërngulur tre vëllezër:Miftari, Mehmeti dhe Sadiku, të cilët kanë qenë djemtë e Dedë Mrripës. Dhe, sipas brezave që i numrojnë vëllezërit, familja Bajraktari e fisit Krasniqe, ka ardhur në Vranoc, aty rreth fillimit të shekullit 17. Pra, tre shekuj më parë. Mungojnë shënimet se a ishte rrafshina e Vranocit, vendi i parë i tyre i zgjedhur. Një gjë dihet, siç thotë Qerim Bajraktari se këta vëllezër së pari janë ndalur në anën e djathtë të Lumit të Bardhë (Bistrica e Deçanit). Këtu qëndruan një kohë të shkurtër. Me siguri se kanë vërejtur se toka në anën tjetër (në anën e majtë) të lumit ishte më pjellore dhe më e përshtatshme për banim dhe marrin qëndrim të dalin aty, ku janë edhe sot.
Këtu vendosin themelet e shtëpisë dhe nga ajo kohë, e deri më sot, kjo familje ka qëndruar në këtë truall. Me shtimin gradual, si proces naty- ror, është bërë edhe degëzimi në disa familje, e më pas në shumë sosh. Familja Bajraktari, brez pas brezi, me dinjitet ka përballuar stuhitë e kohës që në peridha të ndryshme kanë ditur të jenë të egra dhe të pamëshirshme. Supozohet se banorët e parë në Vranoc, janë të kësaj familje, ndërkaq, familjet e tjera kanë ardhur ndërkohë. Këta banorë, të ngulitur para tre shekujsh në këtë hapësirë dukagjinase, krijuan histor- inë, etnografinë, kulturën, gjeografinë e tyre, duke bërë emërtime (mikro- toponime) në gjuhën shqipe si Kroni i Lejthisë, Fusha e Thatë, Rrahishtat etj.
Sipas të dhënave të përcjella nga një brez në tjetrin, të tre vëllezërit dhe babai i tyre, Deda, merreshin me bujqësi dhe blegëtori. Me këtë punë, lëshuan rrënjët në historinë e zhvillimit të familjeve të mëdha shqiptare në Dukagjin.
  





























































































   13   14   15   16   17