Page 17 - Nji jete ne mes kosoves
P. 17

14
Vranoc se një ushtri e madhe turke kishte arritur në fushat e Maqedonisë, me gjasë në rrethinën e Shkupit. Në këto taborre ishte edhe vëllai i Mehmet Dedë Mrripës. Pasi dëgjon për këtë, ky i fundit (Mehmeti) vendosi ta vizitonte të vëllain në ato fusha. Përgatiti kalin dhe mori rrugën për Maqedoni. Atje kishte arritur me shumë vështirësi dhe e gjeti të vëllain e shumë shqiptarë të tjerë që shërbenin në atë ushtri. Gjatë bisedës që zhvillon Mehmeti me të vëllain dhe shqiptarët e tjerë, i thonë se njëri (harambash) nga taborret kundërshtuese po kërkon dyluftim. Sipas akademik Mark Krasniqit, kjo duhej të ketë qenë lufta e Moresë (1684).
Ky “harambash” që ndodhej në krye të ushtrisë kundërshtare (greke) kërkonte dyluftim nga pashai turk. Pashai, me atë rast, kishte shpallur një proklamatë në kërkim të ndonjë ushtari që t’ i dilte në “mejdan”. Në atë vend, ishte krijuar një psikozë e frikshme, sepse “ harambashi” kishte bindjen se ishte i pathyeshëm.
Ndërkohë Mehmeti vendosi që vetë t’ i dilte në dyluftim. Guximi i tij i habiti të gjithë dhe, në të njëjtën kohë, e lutën që të tërhiqej nga ky vendim, sepse kundërshtari ishte i rryer dhe i kalitur në beteja të ndryshme. Megjithkëtë, Mehmeti nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij. Fjala u përhap në tërë ushtrinë. I ra në vesh edhe pashait. Për këtë ai u gëzua pa masë. Siç thuhet, pashai kishte shkuar vetë te Mehmeti dhe kishte biseduar lidhur me rastin. Kur ai sheh vendosmërinë e tij, e merr me veti dhe e çon në shtabin ushtarak të rajonit, ku ishte i vendosur. Ndërkohë, ai caktoi ushtarakët më të mirë për ta përgatitur Mehmetin, ashtu siç duhej për dyluftim. Sipas marrëveshjes përcaktohet dita, dhe dy kundërshtarët dalin në fushë të “meidanit”.
Sipas rrëfimeve që janë përcjellë brez pas brezi, thuhet se Mehmeti në atë dyluftim i hipur në kalë ka pasur shpatën në brez, ndërsa armën në dorë. Me të filluar lufta në mes këtyre dyve, Mehmeti ka vërejtur se nuk ishte ushtruar aq sa ishte e nevojshme për të mbizotëruar kalin. Zbret nga ai dhe i vërsulet kundërshtarit. Thuhet se armiku kishte shtirë i pari, por plumbi për fat të mirë nuk e kishte goditur Mehmetin. Ky shtie i dyti dhe plumbi e godet kundërshtarin, rrëzohet për dhe, ndërsa Mehmeti si vetima i vërsulet përmbi dhe ia prenë kokën. Pashai u gëzua shumë për këtë fitore, u gëzuan të gjithë ushtarët, sidomos vëllai i tij dhe ushtarët e tjerë shqiptarë që ndodheshin në atë ushtri. Ky është rrëfimi i
  





























































































   15   16   17   18   19