Page 18 - Nji jete ne mes kosoves
P. 18

  ngjarjes, njëra nga variantet më të afërta të saj.
Pashai dhe autoritetet turke për trimërinë që tregoi Mehmeti i dhuroi shpatën, armën, flamurin dhe dokumentet me shkrim, ku Mehmetin e shpalli “Bajraktar“. Pas këtij dekorimi, pashai e luti Mehmetin edhe për ndonjë kërkesë tjetër. Ky kërkoi Hajlën (në Rugovë) për kullosa, e cila edhe sot ekziston me emrin Hajla e Bajraktarit. Pos kësaj i fali edhe dy fshatra për t’ i shfrytëzuar të dhjetat, në mënyrë që familja e tij të kishte një siguri materiale jetësore. Këto fshatra janë fshati Prapaçan, i cili kufizohet me Lug të Baranit dhe fshati Mamushë (Prizren). Pra familja Bajraktari i ka shfrytëzuar këto të dhjeta që kur fitoi flamurin e deri në Luftën e Parë Botërore.
Bajraku i Lugut të Baranit quhej Bajraku i Vranocit, sipasa vendit nga i cili ishte bajraktari. Bajraku i Vranocit përfshinte të gjitha fshatrat e Lugut të Baranit: (Kryshec, Rashiq, Turjakë, Baran i Epërm, Baran i Poshtëm, Kotradiq, Vranoc, Çellopek, Broliq, Kosuriq, Buqan, Llugaxhi, Gllogjan, Nepole, Çeskovë dhe Kpuz) dhe disa fshatra jashtë kësaj zone. Siç thekson akademik Mark Krasniqi këtu hynin të gjitha fshatrat ndërmjet Bistricës së Pejës e Bistricës së Deçanit (nga jugu e veriu), ndërsa nga lindja kufizohej me Drinin e Bardhë e në perëndim me fshatrat: Dubovik, Zllopek, Grabovc e Gorazhdec, kështu që përfshinte rreth 40 fshatra. Bajraktarët e fundit nga kjo familje kanë qenë Haxhi Bajraktari e, më pas, Musli Bajraktari, të cilët gjatë viteve 1945- 1956, bashkë me kusherinjtë e tjerë kanë përjetuar terrorin e pushtetit të instaluar komunist, i udhëhequr nga serbo-malazezët në Kosovë.
Bajraktari i Vranocit, edhepse e kishte marrë këtë titull për trimëri nga autoritetet turke, në kohën e Lidhjes së Prizrenit, si pjesëmarrës i saj (1878) e kundërshton pushtimin osman dhe inkuadrohet në luftën për liri të trojeve shqiptare. Pas vitit 1945, Lugu i Baranit nuk ishte një tërësi administrative, siç është tërësi etnografike dhe gjeografike.
Bajraktari i Vranocit, pos që ka qenë i inkuadruar në çështjet e mëdha kombëtare, si në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në tubimin e Verrave të Llukës, në luftërat që janë zhvilluar për lirinë e trojeve shqiptare, ai ka qenë aktiv edhe në zgjidhjen e kontesteve pronësore individuale dhe të kontesteve pronësore të një fshati me tjetrin, ose të një rajoni, në pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave të natyrave të tjera.
15





























































































   16   17   18   19   20