Page 16 - Nji jete ne mes kosoves
P. 16

  SI E FITOI BAJRAKUN, BAJRAKTARI I VRANOCIT?
Në kohën e sundimit turk në Ballkan, edhe shqiptarët si popujt e tjerë u shtrënguan të kryenin detyrimet ndaj pushtuesit. Obligimet ishin të mëdha dhe të ndryshme: tatimi mbi pronën, taksa të lloj-llojshme që duhej paguar shtetit, punë angarie dhe, mbi të gjitha, ka qenë haraçi në gjak. Në këtë mënyrë, djemtë shqiptarë detyroheshin të shkonin edhe në shërbimin ushtarak. Shumë prej tyre kanë mbetur gjithandej Rumelisë1 dhe viseve të tjera, duke luftuar në front me kundërshtarët e Turqisë. Shërbimi ushtarak zgjaste shumë dhe pothuajse pa shpresë që të kthe- heshin (djemtë) në vatrat e tyre familjare. Për trimëri të mëdha që trego- nin shqiptarët në luftë- ushtarakët dhe Qeveria e Perandorisë Osmane, u jepte titullin e Bajrakut (flamurtarit). Ky titull është ndarë edhe për merita të tjera. Për shërbime të vlefshme, Turqia jipte edhe titujt si Beg Bej, Aga etj.
Lidhur me këtë çështje, akademiku, Mark Krasniqi në librin e tij “Lugu i Baranit”, shkruan: “Në Kosovë turqit ua jipnin titullin e bajrak- tarit (flamurtarit) disa familjeve, zakonisht nëse dikush nga mashkujt e saj është dalluar në luftë me trimëri kundër armikut. Familje të tilla, familje bajraktarësh, në Kosovë ka pasur në numër të konsiderueshëm. Kjo ka mundësuar që, në rast nevoje, të mbledhet një numër sa më i madh i ushtarëve, sepse, si parashihej edhe në Kanunin e Lekë Duk- agjinit, secila familje e bajrakut (flamurit) detyrohej që, kur të thirret, do të dalë në kuvend të flamurit “ burrë për shpi” dhe “do të dalë në ushtri të flamurit”.
Një ditë i erdhi radha edhe njërit vëlla të familjes Bajraktari nga Vranoci (këtë titull e fitoi më vonë) për të shkuar në ushtrinë turke. Sipas Qerim Bajraktarit, nuk dihet cili ishte ai. Pas dy-tri viteve erdhi lajmi në
13






























































































   14   15   16   17   18