Page 148 - Nji jete ne mes kosoves
P. 148

145
  PUNA DHE BANESA E PARË NË MANHATTAN
Meta pas arritjes në Amerikë, preokupim kishte gjetjen e ndonjë pune, me të cilën do të fillonte jetën në këtë vend. Dhe, deshi fati që, pas dhjetë ditësh, nëpërmjet familjes Mulosmanaj, gjeti
një punë në Manhattan në rrugën 46, në mes Avenues së Parë dhe të Dytë, si pastrues në një ndërtesë të madhe. Aty punonte si “super” Fejfzi Hysniu, me origjinë nga Vlora, mik i Musliut. Jo larg vendit të punës, në ndërtesën numër 1735 në të Dytën Avenue miku i tij, që e kishte ndihmuar derisa ishte në Itali dhe tash në Amerikë, i gjet banesën. Ky apartment ndodhej në katin e pestë dhe ishte pronë e Fevzi Hivziut. Meqenëse familja Bajraktari mirëmbante ndërtesën (bënte pastrimin e saj) e kishte qiranë më të lirë. Pas dhjetë ditësh kjo familje nga Bronxi vendoset në Manhattan, ku kishte gjetur punën e parë. “Kur dolëm në banesë, vëllezërit Mulosmanaj, na i sollën të gjitha sendet që ishin të nevojshme: mobiljet, shtrojë e mbulojë, ushqime të shumta e të llojllojshme dhe sendet të tjera që ishin të nevojshme për jetën e një familjeje”.
Manhattani, pjesa më e bukur e New York-ut, ishte tërheqëse për fëmijët e Metës: Harry-n, Nurijen, Litafeten dhe Hatemen. Ishte bërë një vit prej kur e kishin lëshuar Vranocin, por në Amerikë ishin tek në fillim. Jeta në qytezën Atina (Itali) ka qenë e qetë. Tash fati i kishte qitur në një vend tjetër, ku jeta ishte shumë dinamike dhe e bujshme. Zakonisht fëmijët e kësaj moshe, preokupim kanë gjërat e tjera. Mirëpo, me vëmendje kishin përcjellë bisedën e prindërve kur këta ishin në Itali: “Do të punojmë pesë vjet dhe do të kthehemi në Vranoc.” Ky planifikim






























































































   146   147   148   149   150