Page 150 - Nji jete ne mes kosoves
P. 150

147
Ditët po kalonin, ndërsa familja Bajraktari po u adaptohej kushteve dhe rrethanave të reja. Njihnin më shumë shqiptarë që kishin ardhur nga krahinat e ndryshme të atdheut. Vinin më shumë njerëz dhe shkonin për vizita. Megjithëkëtë, Meta dhe Ziza e kishin më vështirë të adaptoheshin, sepse një pjesë të madhe të jetës e kishin kaluar në Vranoc, përkatësisht në Llukë. Kishin lënë anëtarët e tjerë të familjes, vëllezërit, babain, nënën...
Gjashtë muaj pasi vendosën në Manhattan, shoqja e Musliut, Fatimja me kunatën e saj i gjejnë një vend pune Zizes. Ato, në atë kohë, punonin në 140 Broadway në Wall Street në një ndërtesë banke 50 katshe- Marine Middle Bank. Meta punonte ditën, ndërsa Ziza fillonte pas dite deri në mes natë. Kështu rrjedhnin ditët e fillimit e mbara ishte nisur dhe po bënte rrugën e saj, por jo pa pengesa.
“Nëna nisej një orë më herët sesa babai të kthehej në shtëpi. Ne fëmijët rrinim vetëm në këtë interval kohe. Unë me motrën e madhe e konsideronim veten të rritur dhe nuk kishim ndonjë problem dhe, në të njëjtën kohë, kujdeseshim për dy motrat më të vogla”, thotë Harry.
Ziza përballë shenjave dhe simboleve në Wall Street
Ziza veç gjuhës kishte një problem tjetër serioz, ajo nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Në kohën kur ajo ka qenë fëmijë, femrat me vështirësi dërgoheshin në shkollë. Familja e saj në Llukë ishte konzervative, siç ishin shumë familje në fshatrat tona, të asaj kohe. Natyrisht se as Ziza nuk do të ketë mundur të bënte përjashtim. E tërë kjo, në një kohë dhe vend tjetër, po i hakmerrej. Për të shkuar në punë
  Ndërkohë në atë pjesë ku ishte familja Bajraktari, Musli Mulosmanaj kishte marrë një vend pune, si kujdestar (super) në një ndërtesë. Ai aty jetonte me gjithë të shoqen, Fatimen dhe nipin e tij, Agimin. Jo larg kësaj pjese ishte edhe Rrustem Alija me familje. Nurija thotë se pasi Musliu pat ndërruar vendin e punës, nëna ime u shoqërua shumë edhe me gruan e Rrustemit.




























































































   148   149   150   151   152