Page 152 - Nji jete ne mes kosoves
P. 152

149
Duke shpalosur kujtimet e saj Ziza tregon se si ajo në fillim, punën e tetë orëve e ka kryer për tri- katër orë dhe pastaj është ulur. Një ditë mbikëqyrësi i saj e kishte gjetur ulur dhe meqenëse ajo nuk e kuptonte se çka po i thoshte, “supervajzeri”, ky ia kishte përcjellë porosinë Fatimes që t’i thoshte asaj se nuk bën të ulej pa marrë parasysh se e kishte përfunduar punën. Fatimja i kishte thënë Zizës se duhej planifikuar që ajo punë të kryhej për tetë orë, e jo ashtu siç kishte vepruar. Të gjitha këshillat i respektonte dhe gabimet nuk i përsëriste më.
Është interesant se Ziza asnjëherë nuk ka pasur problem e as që ka kërkuar ndihmë nga dikush, përkundër faktit se nuk dinte shkrim, lexim e as gjuhën. Në anën tjetër, për më tepër se gjashtëmbëdhjetë vjet pune në këtë bankë, askush nuk ka mundur ta hetojë se ajo ishte analfabete. Ziza la përshtypje te një punëtorjeje korrekte, të zellshme dhe mjaft dinamike. Për aq vjet nuk kishte marrë asnjë vërejtje nga autoritetet e kompanisë.
Në të njëjtën bankë ku Ziza ka punuar për 16 vjet si pastruese, djali i saj, Harry dhe i vëllai Rrustemi, arrijnë në vitin 1998 t’ i marrin 12 milion dollarë kredi, shumë vjet pasi që ajo e kishte braktisur atë kompani.
Siç kanë vlerësuar sociologët, antropologët, psikologët dhe filozofët, jeta është luftë. Kjo luftë mund të përballohet vetëm nëse kuptohet mirë thelbi dhe përmbajtja e saj. Ajo ka të mirat dhe të këqijat, natyrisht siç ka dështimet dhe sukseset. Në këtë kontekst, Amerika është një vend ku njeriut i krijohen mundësi dhe kushte për suksese më shumë se çdo vend tjetër në botë. Këtu ndodhja e mrrekullive është e shpeshtë dhe krejt e logjikshme, kur kihet parasysh struktura funksionale shtetërore dhe ndërtimi e funksionimi i sistemit demokratik. Kjo është njëra anë, por sukseset nuk vijnë lehtë. Ato arrihen me koncepte të shëndosha dhe jo pa mund. Rasti i Harry-t dhe i partnerit të tij, Rrustem Gecit më së miri e ilustrojnë këtë.
“Unë dhe Rrustemi arritëm të gjendemi në të njëjtin vend ku ka punuar nëna ime për gjashtëmbëdhjetë vjet rresht në Marine Middle Bank - Wall Street dhe t’i marrim 12 milion dollarë kredi. Ç’diferencë të
  




























































































   150   151   152   153   154