Page 153 - Nji jete ne mes kosoves
P. 153

150
madhe sjell jeta, nga një fillim i vështirë deri te një sukses i madh që për familjen tonë ishte mrrekulli “, thotë Harry. Pastaj, ai zbërthen konceptin e punës dhe të suksesit, duke konsideruar Amerikën si një vend, ku njeriu mund të përparojë shumë sa kjo nganjëherë i gjason një përralle të bukur.
“Nëna ime për gjashtëmbëdhjetë vjet punë nuk ka arritur t’ i bëjë 400 mijë dollarë e ne për një moment, në të njëjtin vend me Rrustemin, arritëm t’i marrim 12 milionë”. Natyrisht se kjo nuk ka ndodhur aksidentalisht, as që ka pikur rastësisht nga qielli. Përkundrazi, është arritur me mund dhe përpjekje të vazhdueshme, me një punë të sistemuar dhe efektive.
Kur shkoi Harry të bënte kontratën me përfaqësuesit e kësaj banke në vitin 1998 u kishte thënë: ”Nëna ime ka punuar për 16 vjet në këtë ndërtesë dhe atëherë kisha vetëm 13 vjet kur e kisha sjellë në punë me tren për t’ ia mësuar rrugën”. Rrëfimi i këtij episodi u kishte bërë përshtypje përfaqësuesve të kësaj banke në Wall Street.
Ç’është Amerika? Vjen pa para, me borxhe, pa vend strehimi, pa punë dhe të jep mundësi të kryesh shkollë, të gjesh punë, të stabilizosh jetën dhe të arrish t’ i kesh të gjitha të mirat. Kjo pra është Amerika e mrrekullive, thotë Harry.
Në këtë vend shumë shqiptarë janë afirmuar dhe janë bërë të njohur si në art ashtu edhe në shkencë. Të përmendim vetëm disa nga këta: vëllezërit Belushi, Eliza Dushku, Gjon Mili, nobelisti Ferit Murati, Stan Dragoti e shumë të tjerë. Veç kësaj, shqiptarët kanë arritur suksese edhe në biznese, si Anthony Athanas, Ekrem Bardha, Xhim Xhema, Hasan Biberaj, vëllezërit Rusi, vëllezërit Kolaj e shumë të tjerë gjithandej Amerikës.
Koincidenca që pas 27 vjetësh, aty ku ka punuar Ziza, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën bankë, djali i saj të arrijë të marrë 12 milionë dollarë për zhvillimin e biznesit, është një mrrekulli që Amerika ofron, ndihmon dhe inkurajon çdo qytetar të saj.
Siç dihet, lidhjet e shqiptarëve me Amerikën janë të vjetra dhe përplot emocione. Janë të njohura pretendimet e copëtimit të Shqipërisë menjeherë pas Luftës së Parë Botërore, ku tokat e saj i jepshin Greqisë dhe Serbisë, dy armiqve më të mëdhej të shqiptarëve. Ishte presidenti Willson ai që e ndali këtë shfarosje në vitin 1919 në Konferencën e
  


























































































   151   152   153   154   155