Page 154 - Nji jete ne mes kosoves
P. 154

151
Versajt, kurse në vitin 1999 Presidenti Klinton shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga një kataklizmë tjetër, kur forcat e fashistit Millosheviq dëbuan një milon shqiptarë nga Kosova dhe 15 mijë të tjerë i masakruan. Sikur të mos ishte Amerika nuk do të kishte permendore të Skendërbeut në Shkup e as në Prishtinë. E bëmë këtë paralelizëm për të tërhequr një vijë në mes amerikanëve dhe shqiptarëve, përkatësisht për të paraqitur lidhjen e fortë të shqiptarëve me këtë vend të bekuar.
Kur e ndjek kronikën e fillimit të jetës së kësaj familje (Bajraktari) në Amerikë të bien në sy edhe shumë familje të tjera shqiptare që u përballën me probleme të njëjta apo të ngjashme: strehimin, punën, gjuhën, adaptimin etj. Sado që ato mund të jenë të ngjashme, prapëseprapë, secila prej tyre ka specifikat e veta, do të thotë kanë rrugë të ndryshme të ecjes së tyre në punë, biznes dhe përgjithsisht në shoqërinë dhe civilizimin amerikan.
  































































































   152   153   154   155   156