Page 158 - Nji jete ne mes kosoves
P. 158

155
  ME MIKUN MEHMET AGËN DHE XHAFER DEVËN
Mehmet Aga, që nga viti 1948 jetoi jashtë Kosovës pa familje dhe kur Metë Bajraktari vendoset në New York, në vitin 1970, këtë e trajtoi si pjesëtatr të familjes deri në vdekje.
Ishin bërë disa muaj prej se kishte ardhur familja Bajraktari në Amerikë. Për ata muaj shumëçka kishte ndryshuar. Kishin gjetur punë Meta, Ziza dhe krahas shkollës Harry dhe Nurija punonin dhe i ndihmonin babait të tyre për kryerjen e punëve në ndërtesë dhe në marrjen e punëve të tjera në mjedisin ku banonin. Kishin nisur të adaptoheshin, të mësonin gjuhën dhe të njihnin Amerikën. Me paratë që kishin marrë për këtë kohë kishin kthyer borxhet, kishin kompletuar banesën me të gjitha gjërat e nevojshme dhe kishin arritur të njiheshin me shumë shqiptarë të komunitetit të atëhershëm. Me fjalë të tjera, Metë Bajraktari po ndahej nga vuajtja dhe skamja që e kishin përcjellë gjatë dhe egërsisht për dekada të tëra.
Ishte viti 1971. Dimri ishte në prag. Në Amerikë familja Bajraktari po përgatitej për kremtimin e festës së falenderimeve (Thanksgiving), siç i thonë amerikanët, e cila kremtohet në çdo të enjte të parafundit të nëntorit. Për këtë festë familjare secili shkon te dikush. Kjo festë kremtohet në gjithë Amerikën dhe konsiderohet njëra ndër festat më të mëdha të vitit- Dita e Falenderimeve. Edhe emigrantët e rinj, posa të vijnë në këtë vend, e festojnë atë.
Harry thotë se ishte një ditë e ftohtë nëntori pa borë dhe ditë pushimi për të gjithë. Festat tek fëmijët lënë mbresa. “Dolëm me babain dhe e blemë një biban dhe gjëra të tjera për këtë festë. Ishte hera e dytë që po kremtonim, kurse një vit më parë një biban të tillë për “Thanksgiving” na





























































































   156   157   158   159   160