Page 159 - Nji jete ne mes kosoves
P. 159

156
kishte sjellë një amerikan, ku ishim mirëmbajtës të asaj ndërtese. Kjo na pat bërë përshtypje të madhe që dikush mund të sjellte një dhuratë të tillë, sepse ne vinim nga një mjedis i varfër. Kësaj feste, një orë mësimi i kushtohej edhe në shkollë”.
Këtë ditë për darkë babai kishte ftuar Xhafer Devën* dhe Mehmet Agën. Derisa babai zhvillonte bisedë me mysafirët për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, me veçanti për kohën kur Italia dhe Gjermania kishin mbajtur të pushtuar Kosovën, ne fëmijët shërbenim në dhomë. Unë nuk i kuptoja në atë moshë këto ngjarje, por tash pas kaq vjetësh, e kam të qartë seriozitetin e tyre. Xhaferi ishte një burrë thatuk dhe lente përshtypjen e një njeriu të ashpër. Babai nuk kishte pasur rast më parë ta takonte atë, por e njihte Mehmet Agë Rashkocin dhe këta dy ishin në shoqëri të përhershme. Ing. Xhafer Deva jetonte në Kaliforni, ndërsa në New York- vinte kur e qitte puna rreth aktivitetit politik të Lidhjes.
Ato ditë (26 dhe 27 nëntor) në New York duhej të mbahej Kongresi i Dytë i Lidhjes së Prizrenit në Mërgim. Zoti Deva, i cili në Kongresin e Parë në vitin 1966 ishte zgjedhur unanimisht kryetar i kësaj lidhjeje, ishte i preokupuar për mirëvajtjen e punëve të tij. Në prag të këtij tubimi ishte botuar një artikull në gazetën “Dielli” nga dy- tre individë të kryesisë së saj, ku kërkonin që organizatat politike nacionaliste shqiptare në mërgim të mbështesnin idenë e një Republike socialiste shqiptare brenda suazeve të Republikës Federatve Socialiste të Jugosllavisë. Ky artikull kishte shqetësuar këto organizata nacionaliste dhe kërkonin nga zoti Deva distancim nga një qëndrim i tillë, madje kishin kushtëzuar edhe pjesëmarrjen e tyre në Kongres.
Dihej se platforma e Lidhjes së Prizrenit nuk ishte krijimi i një Republike të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, por bashkimi i të gjitha trojeve etnike në një shtet të njësuar. Vetëm tri vjet më parë, në nëntor të vitit 1968, studentët e fakulteteve të Prishtinës kishin demonstruar nëpër rrugët e kryeqendrës së Kosovës, duke kërkuar që ajo të shpallej republikë në kuadër të Jugosllavisë. Mirëpo, platforma e Lidhjes shqiptare të Prizrenit synon diçka tjetër, bashkimin e trojeve shqiptare.
Xhaver Deva, duke qenë i preokupuar me organizimin e mbajtjes së Kongresit të Dytë të Lidhjes së Prizrenit në Mërgim dhe me artikullin që ishte botuar në gazetën “Dielli”, në bisedë e sipër me Metë Bajraktarin, ku ishte mysafir i tij me disa të tjerë, i thotë se do të ishte mirë që ai të
  




























































































   157   158   159   160   161