Page 161 - Nji jete ne mes kosoves
P. 161

158
shqiptar në tërësinë e vet, herët ose vonë do të realizojë ëndrrën e tij, çlirimin nga tirania e dyfishtë sllave: robëruese dhe komuniste.
“Xhafer Deva ka qenë edhe dy -tri herë në banesën tonë. Ai vinte me mikun e tij Mehmet Agë Rashkocin dhe me disa kosovarë të tjerë”. Im at, thotë Harry, në atë kohë njohu edhe Qazim Emrën, me origjinë nga Gjakova. Ai kishte qenë në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe pas shumë vuajtjeve kishte aritur në Amerikë.
  *XHAFER DEVA ka lindur në vitin 1904 në Mitrovicë. Është i biri i Ibrahim Devës, një tregtari të njohur në Nish e më pas edhe në Mitrovicë. Familja Deva gëzonte autoritet, krahas familjeve të tjera të mëdha në Kosovë. I jati përveç punëve të tregtisë, u angazhua maksimalisht edhe për shkollim e fëmijëve. Xhaferi, djali i tij i pestë, shkollohet në disa gjuhë: shqip, serbisht, turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Ai njihte edhe gjuhë të tjera. Si thotë ai vetë deri në vitin 1941 nuk kishte pretenduar të mirrej me politikë. Synim kishte biznesin. Pas pushtimit të Jugosllavisë më 1941, ai bëhet figura kryesore për një pjesë të Kosovës që drejtohej nga gjermanët ( Mitrovica, Vushtria, Podujeva dhe Pazari i Ri). Pjesa tjetër e Kosovës ndodhej, kryesisht nën pushtimin e Italisë fashiste dhe të Bullgarisë. Në këtë kohë, zoti Deva organizon rezistencën kundër çetnikëve, të cilët synonin të bënin masakra mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe në Pazarin e Ri. Është e njohur rezistenca e shqiptarëve në mbrojtjen e Sanxhakut (1943). Vullnetarëve shqiptarë në këtë luftë heroike u printe Shaban Polluzha, i cili vetëm dy vjet më vonë, do të bëhej i famshëm në Luftën e Drenicës.































































































   159   160   161   162   163