Page 162 - Nji jete ne mes kosoves
P. 162

159
Me dëbimin e okupatorit italian nga Shqipëria, Xhafer Deva emërohet Ministër i Brendshëm në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës në Tiranë dhe kur organizohet themelimi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, zgjedhet kryetar i saj.
Në mbarim të vitit 1944, ing Xhafer Deva së bashku me Rexhep Mitrovicën, Tahir Zajmin, Rexhep Krasniqin dhe Xhelal Mitrovicën, largohen nga Kosova, duke kërkuar njëherë strehim në Austri, e pastaj edhe në disa vende të tjera të botës. Në vitin 1956 arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim vendoset në New York dhe në Boston. Në këtë vend të botës së lirë, në luftën për ekzistencë inxhinieri Deva, kryen punë të ndryshme fizike. Në vitin 1960 shkon në Kaliforni, ku punësohet në një sharrë lëndësh si krah pune. Më vonë punon në Universitetin e Sanfordit në qytetin Palo Alto të Kalifornisë si llogaritar. Me inisiativën e një grupi kosovarësh formohet Lidhja e Prizrenit në Mërgim, kryetar i se cilës zgjedhet. Ai me sukses e udhëhoqi dhe e riorganizoi Lidhjen e Prizrenit në Mërgim.
  































































































   160   161   162   163   164