Page 163 - Nji jete ne mes kosoves
P. 163

160
  ME MALLIN E KOSOVËS MBYLLI SYTË
Emigracioni politik shqiptar, kryesisht u vendos në New York. Ky emigracion që vinte nga Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia, u strehua në New York, duke krijuar një qendër në Allan Street në Manhattan. Emigracioni politik nga Kosova ka qenë më i vogël krahasuar me atë të Shqipërisë. Në kët emigracion bënin pjesë Xhafer Deva, Mehmet Aga,Vëllezërit Henci, Terpeza, Berisha, Qazim Emra etj.
Familja e Metë Bajraktarit në vitet e 70-ta u bë shumë e afërt me Mehmet Agën dhe Qazim Emrën. Meqenëse këta dy jetonin afër zonës ku kishte banesën Bajraktari, ishin mysafirë të përhershëm. Rashkocin e konsideronin si një pjesëtar familje. Arsyet pse e trajtonin të tillë kanë qenë disa lidhje të vjetra dhe ai në New York ishte krejt vetëm, sepse familja i kishte mbetur në Kosovë.
Jeta në ilegalitet, kushtet e vështira nëpër male të ashpëra me borë, shpeshherë edhe pa bukë, kishin lënë pasoja te Mehmet Aga. Në vitin 1972 ai sëmuret dhe dërgohet në një spital që ndodhej në Avenun e V, në Manhattan.
- Im at shkonte shpesh për vizitë. Kur kthehej e shihja të mërzitur. Ka pasur një respekt të posaçëm ndaj tij. Kjo bëri që unë, në të kthyer nga shkolla ta vizitoja atë për çdo ditë, thekson Harry.
Sëmundja po e rëndonte për herë e më shumë. Ai, në ditët e fundit të jetës së tij u dërgua në një spital tjetër në Long Island. Megjithkëtë, gjendja e tij keqësohej.
Ka qenë ditë e dielë kur Meta, Ziza dhe Harry për herë të fundit e vizituan në Long Island. Nga Manhattani udhëtuan plot tri orë me tren. Ishte një ditë përplot shtrëngesa për Metën ngaqë kishte hetuar se për Mehmet Agën kishte ardhur fundi i jetës. Në të kthyer nga vizita, Meta i fliste shoqes së tij për ceromoninë e varrimit. Ai thoshte, kjo gjë duhet të përgatitet, të organizohet dhe të bëhet sipas traditës shqiptare. Vetëm një ditë pas kësaj vizite, ai ndërroi jetë.



























































































   161   162   163   164   165