Page 165 - Nji jete ne mes kosoves
P. 165

162
Emren, Metë Bajraktarin dhe Rexhep Ymerin.
Mehmet Aga e ka lënë edhe një amanet të pashkruar (të heshtur) që
nuk i dedikohet askujt drejtpërdrejt, e i cili ka një përmbajtje metaforike: “Nëse fitohet liria dhe krijohen rrethana të tjera politike, eshtrat e mi do të “qetësoheshin” vetëm në dheun e Kosovës, atje ku edhe për së vdekuri do të më shuhej malli”.
Sot në SHBA jetojnë tre nipërit e tij dhe një mbesë-fëmijët e Harry Bajraktarit.
Mehmet Aga ka qenë njeri i respektuar nga komuniteti ynë i New York-ut dhe më gjerë.
-Ditën që vdiq mora për detyrë që ta lajmëroja familjen e tij në Rashkoc. Ishte një punë që bëhej ngadalë e me pengesa. Njëherë mezi e mora lidhjen me postën e policisë në Gjakovë, ku kërkova që të më lidhnin me atë në rajonin e Dushkajes, ku ndodhej fshati i tij i lindjes. Në telefon doli një zyrtar policie. I thashë a ka mundësi të lajmëroni familjen Rashkoci se në New York ka vdekur Mehmet Aga?. Ai pa u hamendur fare në mënyrë cinike m’u përgjegj: “Zoti na lashtë shëndoshë”. Por deshi fati ai e la telefonin dhe atë e mori një zyrtar tjetër të cilin, pasi e njoftova me rastin, më tha se informatën do ta çonte te familja e tij. Kështu lajmërova për vdekjen e Mehmet Agës, thotë Musli Mulosmanaj.
Në varrimin e tij, në New Jersey, morën pjesë shumë njerëz nga të gjitha krahinat shqiptare të ardhur në Amerikë. U varros me nderime të larta. I ndjeri një jetë ia kishte kushtuar çlirimit të Kosovës.
Një ditë pas vdekjes, nga Kosova në New York arrin djali i tij, Jahë Mehmet Aga.
Ceremonia e ngushëllimeve u mbajt në apartamentin e Metë Bajraktarit me gjithë shpenzime. Në pamje, e cila zgjati 15 ditë- erdhën shumë njerëz për të shprehur ngushëllime për njeriun, i cili kishte rezistuar në malet e Kosovës. Përveç të tjerëve kanë qenë edhe Xhafer Deva dhe Abaz Kupi. Meqenëse ceremonia e ngushëllimeve do të zgjaste dy javë, Metë Bajraktari u paraqiti një kërkesë kompetentëve të kompanisë së tij të punës për një pushim, derisa të përfundonte e pamja. Mirëpo, kërkesa e tij refuzohet. Meta i zënë ngusht- vendos ta braktis punën për ta mbajtur pamjen për mikun e tij të çmuar, të ndjerin Mehmet Agë Rashkocin.
  
























































































   163   164   165   166   167