Page 166 - Nji jete ne mes kosoves
P. 166

163
Ai vdiq me mallin e Kosovës. Ky mall e kishte molisur dhe shumë herë e kishte bërë të përlotshëm. Atje kishte lënë edhe një familje të madhe të cilën, që nga viti 1945, më s’ e kishte parë. Fatkeqësisht edhe djali s’arriti në New York në të gjallë të tij. Ishte kjo një vdekje sa e prekshme aq edhe pikëlluese.
Tridhjetë vjet më vonë, djali i tij Jahë Jahjaga (Rashkoci) në gazetën “ Bota Sot” deklaron: Përkujdesjen më të madhe gjatë kohës kur ishte sëmurë, gjatë varrimit, mbajtjen e pamjes për babain tim e ka treguar Metë Bajraktari, të cilit unë dhe familja ime do t’ i jemi mirënjohës për jetë.
   Para varrit të Mehmet Agë Rashkocit nga e djathta: Abedin Mulosmanaj, Beqir Bajraktari, Can Mulosmanaj, Rexhep Ymeri, Musli Bajraktari, Isa Hoxha, Musli Mulosmanaj, Qazim Emra, Tahir Kërnaja, Metë Bajraktari dhe ulur Isuf Çelaj, New York 1973
 






























































































   164   165   166   167   168