Page 168 - Nji jete ne mes kosoves
P. 168

165
nga Kosova. Ai tha se shqiptarët e Kosovës kishin qenë përkrahës të babait të tij, kur ai ishte në krye të Shqipërisë.
Metë Bajraktari në bisedë e sipër tha: Lartëmadhëri sikur të mos ishte Amerika s’do të kisha kurrfarë mundësish të takohesha me ju. Edhe shumë shqiptarë të tjerë në Kosovë kanë dëshirë të takojnë dhe të bisedojnë me ju, por rrethanat politike nuk mundësojnë një gjë të tillë.
Ndërsa, Leka iu përgjëgj: “Jeta ka shumë peripeci por për të gjithmonë ka shpresë. Shpresa është ajo që mbajti popullin tonë dhe ndihmoi të mbijetojë të gjitha rreziqet që i pat gjatë historisë. Ne jemi një popull që besojmë në fatin tonë”.
Metë Bajraktari takimin me Leka Zogun e ruante si një kujtim të rrallë në jetën e tij.
  Nga emocionet që pat për takimin me Leka Zogun, Metës i rrodhën lot për faqe.
-Duhet të jesh i fortë, i tha Leka Zogu.
-E kam prej mallit, iu përgjegj Meta.
Me këtë rast, mbreti shprehu kënaqësinë që po takonte një shqiptar
 Me mbretin Leka Zogun në mes. Nga e majta Rexhep Ymeri, Can Mulos- manaj, Blerimi (djali) me Musli Mulosmanajn, Abedin Mulosmanaj, Metë Ba- jraktari, Halil Ndreshaj dhe Elez Ali Neza. New York, 1976.
 
























































































   166   167   168   169   170