Page 169 - Nji jete ne mes kosoves
P. 169

166
  ____________
11 Shqiptarët e Kosovës dinin pak për biografinë e Leka Zogut, por nuk kishin pasur rast asnjëherë ta shihnin, madje as fotografinë e tij në ndonjë gazetë apo ekran televiziv. Në vitin 1987 Televizioni i Prishtinës asaj kohe merrte disa ngjarje nga qendrat e tjera televizive në botë. Një ngjarje për Leka Zogun kishte ofruar Televizioni i Rodezisë së Jugut për qendrat televizive botërore. Me një koleg timin, vendosëm ta marrim atë ngjarje dhe në emisionin e lajmeve të mbrëmjes ta shfaqnim. Kjo ka qenë ngjarja që pat bërë jehonë të madhe në atë kohë në Kosovë. Për herë të parë mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës patën rastin ta shihnin mbretin, Leka Zogun. Pamja filmike, e përcjellë me tekst zgjati 4 minuta. Aty u dha edhe biografia e shkurtër e tij, në uniformë mbretërore.
Ne që e lëshuam për emitim këtë “storie”, autoritetet politike të Kosovës në atë periudhë na kritikuan, duke e quajtur këtë si një lëshim politik, kurse populli mbet shumë i kënaqur se për herë të parë po shihte trashëgmtarin e mbretit, Ahmet Zogut.
Një person pasi e kishte parë Leka Zogun në ekranin televiziv të Prishtinës, kishte deklaruar: “Ai ishte mbret i vërtetë”.






























































































   167   168   169   170   171