Page 167 - Nji jete ne mes kosoves
P. 167

164
Njëri prej apartamenteve në një ndërtesë në 14 rrugë- Avenueja e Dytë në Manhattan ka shërbyer për një kohë të gjatë si seli e Leka Zogut11. Në këtë rezidencë jetonte kolonel Xhemail Lajçi, përfaqësues i mbretit për Amerikë dhe Kanada. Ky informonte atë për ngjarjet që ndodheshin në komunitetin shqiptar, e sidomos për aktivitetin e Lëvizjes së Legalitetit.
Shqiptarët e dëbuar nga regjimi komunist i Shqipërisë, sidomos ata të Lëvizjes së Legalitetit, kur vinte Leka Zogu në New York, vizitonin atë me dashuri të madhe. Të gjitha bisedat që zhvilloheshin me mbretin Lekë- kishin një qëllim imediat: përmbysjen e komunizmit në Shqipëri, afirmimin e monarkisë dhe bashkimin e të gjitha trojeve etnike në një shtet të përbashkët, ku shqiptarët do të bëheshin faktorë në Ballkan.
Leka Zogu, i cili kishte lindur në Shqipëri, por për shkak të rrethanave politike, përkatësisht të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ai u rrit jashtë truallit shqiptar, në vendet perëndiomre. Historinë e Shqipërisë e mësoi në vendqëndrimet e tij nëpër botë, në Spanjë, në Afrikën e Jugut- Johanesburg, etj. Deri në përmbysjen e komunizmit kurrë nuk e pa Shqipërinë, as vendlindjen e babait të tij, Ahmet Zogut Për të kishte mësuar vetëm nga historia dhe gjeografia. Ndërkaq, babai i tij, vdiq me mallin e saj.
Në vitin 1972, pasi Meta kishte filluar ta merrte veten ekonomikisht dhe pasi ishte njohur edhe me emigracionin politik, në përbërje të Can e Musli Mulosmanajt, Rexhep Ymerit dhe Elez Alisë, vizituan Leka Zogun në rezidencën e tij, në14 rrugë (Avenue e 2) në Manhattan. Meta që njihte në një shkallë biografinë e Ahmet Zogut, kishte një dëshirë të pambaruar për ta parë trashëgimtarin e tij, Leka Zogun. Kur mbreti i shqiptarëve qe larguar nga Shqipëria, Meta ishte në një moshë që sa kishte filluar t’i kuptonte vlimet politike dhe për to në vitin 1939 flitej shumë edhe në Kosovë. Të gjitha këto kishin lënë një mbresë dhe simpati për personalitetin e tij politik.
Musli Mulosmanaj për këtë vizitë deklaron: “Aty e njohtuam mbretin Lekë me Metë Bajraktarin. I thamë se ky vjen nga një familje e njohur atdhetare nga Kosova”.
  TAKIMI ME MBRETIN LEKA ZOGU




























































































   165   166   167   168   169