Page 170 - Nji jete ne mes kosoves
P. 170

167
Në një vizitë që i bëhet varrit të Abaz Kupit, në Kew Gardens në Queens të New York-ut kanë qenë Musli dhe Metë Bajraktari, Can dhe Musli Mulosmanaj, Rexhep Ymeri e të tjerë.
Për t’ i bërë vizitë varrit të Abaz Kupit, në njërin prej përvjetorëve të vdekjes, atë ditë kishte ardhur edhe mbreti Leka Zogu, i cili pasi ishte përshëndetur nga të pranishmit kishte thënë: “Abaz Kupi i takon një plejade patriotësh shqiptarë, të cilët sakrifikuan çdo gjë për atdheun.”
Zoti Mulosmanaj, duke kujtuar atë ditë, thotë se kur e pa Musli Bajraktari mbretin e Shqipërisë, Leka Zogun, ishte mahnitur me pamjen e tij fizike dhe atë e krahasonte me personalitete të mëdha të kombit. Leka Zogu në konceptin e tij politik ka Shqipërinë etnike ashtu si Lidhja shqiptare e Prizrenit.
Musli Bajraktari, i cili kishte njohur disa nga luftëtarët për Shqipërinë etnike në Kosovë, ishte ndarë i lumtur nga takimi me mbretin Leka Zogu në Queens.
Pasi ishte kthyer në Kosovë, Musliu, disa njerëzve të rrethit të tij të besueshëm, u kishte folur për takimin me Leka Zogun. I kishte bërë përshtypje sidomos pamja e tij fizike, një burrë shtatgjatë, elegant dhe energjik.
NË DASMËN E LEKA ZOGUT
Në vjeshtën e vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës, Toledos, Leka I, Mbreti i shqiptarëve, në një ceromoni madhështore, ku kishte shumë pjesëmarrës nga të gjitha qendrat e emigracionit shqiptar, bëri ceremoninë e martesës me zonjushën Susan Cullen Ward. Në këtë ambient, ku ishte vendosur flamuri shqiptar, pat edhe fjalime mbi vazhdimin e luftës për krijimin e Shqipërisë etnike, luftën kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër robërisë serbe në Kosovë.
  Meta për herë të dytë në Amerikë sjell babain e tij Musli Bajraktarin. Kësaj radhe ai kishte qëndruar më shumë dhe kishte pasur rast të takohej me shumë njerëz të komunitetit shqiptaro- amerikan. Kishte takuar edhe njerëz të rretheve të Lëvizjes së Legalitetit, të Ballit Kombëtar, si dhe të organizatës “Shqipëria e Lirë” e pesonalitete të tjera të emigracionit politik.


























































































   168   169   170   171   172