Page 172 - Nji jete ne mes kosoves
P. 172

169
Rexhep Ymeri, rreth shkuarjes në dasmën e Leka Zogut, thotë: ”Meqenëse me Metë Bajraktarin që nga dita e parë kur erdhi me familje në Amerike e deri në vdekje ishim bashkë, qoftë në gëzime, qoftë në hidhërime, së pari u morëm vesh me të se si do të shkonim në dasmën e Leka Zogut. Këtë çështje, të cilën e biseduam menjëherë pas shpalljes së qarkorjes, Meta më tha se ky do të jetë rast i mirë dhe s’duhet lëshuar. Pra të dy ramë në dakord që të shkonim, pa marrë parasysh se shpenzimet e rrugës s’ishin të vogla. Së bashku me Metë Bajraktarin, Adem Dervsh Çelajn, si dhe me shqiptarë të tjerë nga New York-u dhe Detroiti udhëtuam me një aeroplan. Ishim shumë të gëzuar se për herë të parë po merrnim pjesë në një ceremoni martesore të mbretit. Meta më tha: ”Derisa isha në Kosovë kurrë s’kam menduar se do ta takoja Leka Zogun, mbretin e shqiptarëve, e lëre më të marr pjesë në dasmën e tij”. Me Metën kemi fjetur tri ditë në të njëjtën dhomë dhe kemi vizituar disa pjesë të Madridit.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe Can dhe Abedin Mulosmaj, Fuad Myftia, kolonel Xhemail Lajçi, i cili ishte edhe njëri prej organizatorëve kryesorë të dasmës.
   Metë Bajraktari (majtas), imam Isa Hoxha dhe i fundit në këmbë Rexhep Ymeri, ndërsa ulur tre bashkatdhetarë, Madrid, 1975.
 






























































































   170   171   172   173   174