Page 174 - Nji jete ne mes kosoves
P. 174

171
shqiptaro- amerikan i New York-ut të mirrte pjesë në shënimin e 125 vjetorit të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky delegacion i përbërë nga Harry Bajraktari, Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Gecaj në manifestimin e madh që u mbajt në Prizren, me ç’ rast u inaugurua edhe kompleksi memorial i Lidhjes, të cilin e patën shkatërruar forcat serbe
në luftën e fundit, u takua me Leka Zogun që po merrte pjesë në këtë përvjetor historik. Në shenjë respekti, Këshilli Organizues i këtij manifestimi, Harry-n e vendosi në vendin e nderit, aty ku ishte edhe Lartmadhëria e tij.
Në vizitën e tij mbreti me mbretreshën Susan Cullen Ward nëpër Kosovë, një ditë e kaloi në Gjakovë, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët e kësaj pjese të Dukagjinit. Nga kryetari i komunës, z. Haqif Shehu ishte ftuar edhe delegacioni nga New York-u.
   Mbreti Lekë në kremtimin e 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren, i pari nga e djathta, Eqrem Kryeziu me bashkëshorten e tij, Imzot Mark Sopi, Harry Bajraktari dhe Musli Mulosmanaj, i cili gjithashtu, ishte i ftuar të mirrte pjesë në këtë përvjetor të historisë sonë kombëtare, 2003.
 





























































































   172   173   174   175   176