Page 176 - Nji jete ne mes kosoves
P. 176

173
Në kuadër të vizitës së tij nëpër Kosovë, Leka Zogu, bashkë me delegacionin nga SHBA, Harry Bajraktarin, Musli Mulosmanajn dhe Rrustem Gecajn, vizituan familjen e Ramush Haradinajt në Gllogjan. Në këtë fshat heroik, ku për çështje të Kosovës ranë shumë luftëtarë të lirisë, Lartmadhëria u prit ngrohtësisht, ndërsa bisedat që u zhvilluan në kullën e familjes Haradinaj, kishin një porosi:të punojmë deri në realizimin e ëndrrës sonë për interes të përgjithshëm të shqiptarëve, ku liria e Kosovës, është motivi më i fortë për të vazhduar këtë rrugë.
Mbreti i shqiptarëve kishte vizituar edhe familjen Jasharaj në Prekaz me ç’rast kishte nderuar komandantin legjendar Adem Jasharin dhe dëshmorët e tjerë të kësaj epopeje si dhe qytete e lokalitete të tjera të Kosovës.
Metë dhe Harry Bajraktari.
  ME MBRETIN LEKË TE HARADINAJT NË GLLOGJAN
  





























































































   174   175   176   177   178